LAJMI I FUNDIT:

Qentë endacakë sulmojnë qytetarët, kërkohet reagim nga Komuna e Prishtinës

Qentë endacakë sulmojnë qytetarët, kërkohet reagim nga Komuna e Prishtinës

Problemi me qentë endacakë është bërë shqetësues për qytetarët e zonave të ndryshme në Prishtinë të cilët po ankohen se sulmet janë bërë të shpeshta. Ditë më parë është sulmuar edhe një 12-veçar i cili u shpëtuar nga njerëzit që ishin afër. Komuna e Prishtinës thotë se ky problem duhet të trajtohet në nivel nacional.

Mali 12-vjecar, dy ditë më parë është sulmuar nga qentë endacakë të cilët përveç traumës i kanë shkaktuar edhe plagë fizike.


Vlora Konushevci, nëna e Malit, thotë se djali i saj është shpëtuar falë ndërhyrjes së disa njerëzve që kanë qenë afër vendit të ngjarjes.

“Ai ka qenë duke u kthyer prej ushtrimeve diku rreth orës 11 e 15 dhe disa qenë kanë ardhur nga prapa. Djali s’ka qenë i vetëdijshëm kur i ka pa qentë duke vrapuar pas tij ka filluar me vrapua edhe pse ai nuk është se ka frikë ndaj qenve madje i do. Duke vrapuar një prej qenve ka arritur ta kafshoj nga prapa, ndërkohë nga britmat i tij kanë dëgjuar disa nga punëtorët e ndërtimit dhe e kanë marrë e kanë shpëtua dhe e kanë dërguar në një barnatore”, deklaroi për RTV Dukagjinin Vlora Konushevci.

Vlora thotë se pasi që ka kuptuar për rastin e ka dërguar djalin për trajtim mjekësorë dhe më vonë ka kuptuar se raste si të djalit të saj, ka shumë. Prandaj, ajo ka mbledhur një grup të njerëzve që janë sulmuar nga qentë endacakë, qofshin ata vet apo prindër të fëmijëve të sulmuar.

‘’Pasi që e kam bërë atë thirrje më janë lajmëruar një grup i madh i njerëzve ku bashkërisht po diskutojmë dhe shkëmbejmë përvojat i kemi bërë bashkë edhe faktet, i kemi mbledhur faktet. Të hënën do të kemi një takim në Komunën e Prishtinës”, shtoi më tej ajo, përcjell Telegrafi.

Nga ana tjetër Komuna e Prishtinës thotë se ky është një problem nacional që duhet të trajtohet në nivel vendi.

‘’Komuna e Prishtinës përmes operatorit ekonomik bën trajtimin e qenve në mënyrë humane siç është e përcaktuar me ligjin në fuqi. Prandaj, qentë endacakë zihen në qytet, kontrollohen për sëmundje, vaksinohen dhe trajtohen për sëmundje të shërueshme, sterilizohen apo kastrohen në mënyrë që të mirëmbahet nën kontrollë shtimi i tyre, mbahen në kujdestari deri në 14 ditë në mënyrë që të socializohen dhe pastaj veterinari jep urdhër për lirimin apo eutanazinë nëse qeni është agresiv”, thuhet në përgjigjen e Komunës së Prishtinës.

Rasti i Malit nuk është i vetmi, ka edhe shumë raste të tjera, së fundmi një qytetar e ka ndihmuar një qytetar tjetër pasi që kishte dëgjuar britmat nga banesa e tij.

Mediat raportojnë në vazhdimësi për sulmet e qenve ndërsa qytetarët vazhdojnë të presin reagim institucional./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori