LAJMI I FUNDIT:

Qeni ribashkohet me pronarin e tij, pasi e priti për gjashtë ditë – para një spitali në Turqi

Qeni ribashkohet me pronarin e tij, pasi e priti për gjashtë ditë – para një spitali në Turqi

Cemal Şentürk u shtrua në spital në provincën veriore të Trabzonit më 14 janar me një mpiksje gjaku në trurin e tij, dhe së bashku me familjen e një burri 68-vjeçar, qeni i tij Boncuk qëndroi afër tij.

Sipas mediave turke, përcjell Telegrafi, pothuajse një javë më vonë, dëshira e Boncuk për t’u ribashkuar me pronarin e tij përfundoi të mërkurën kur mjekimi i Şentürk përfundoi dhe i moshuari u lirua nga spitali.


Vajza e Şentürk, Ayşe Çapkınoğlu tha se Boncuk shoqëronte familjen çdo ditë kur shkonin në spital për të parë babanë e saj.

“Babai im e mori nëntë vjet më parë, e ushqeu dhe e rriti. Dhe Boncuk tregoi besnikërinë e tij në këtë mënyrë. Boncuk shikoi përreth dhe filloi të qajë kur babai im thirri nga dhoma e spitalit. Ne u habitëm”, tha ajo.

Çapkınoğlu shtoi se përkundër përpjekjeve të tyre për ta marrë qenin në shtëpi, Boncuk kthehej në mënyrë rutinë në spital vetë.

Ndërsa zyrtari i spitalit Fırat Uğur tha se marrëdhënia midis Boncuk dhe pronarit të tij tërhoqi vëmendjen e njerëzve.

Pas largimit nga spitali, Şentürk tha se ai ka një lidhje të ngushtë nëntë-vjeçare me Boncuk dhe i mungoi qeni gjatë trajtimit të tij.

“Ndonjëherë e shikoja nga dritarja e dhomës time të spitalit dhe i thërrisja emrin. Ai ishte duke lehur dhe po përpiqej të bënte që të dëgjohej. Ne u ribashkuam përsëri. Nëse ju tregoni vëmendje ndaj qenve, do të shihni të njëjtën afinitet”, tha Şentürk. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Macja mbeti pa mikeshën më të mirë, reagimi i saj “thyen zemrat”

Macja mbeti pa mikeshën më të mirë, reagimi i saj “thyen zemrat”

Interesante
Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Interesante
A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

Interesante
Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Fun
Fakte interesante për Australinë (Foto)

Fakte interesante për Australinë (Foto)

Interesante
Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Fun
Kalo në kategori