LAJMI I FUNDIT:

Qeni juaj nuk dëshiron të përkëdhelet në këto pjesë të trupit

Qeni juaj nuk dëshiron të përkëdhelet në këto pjesë të trupit

Interaksioni dhe prekjet midis qenit dhe njeriut mund të kenë dobi terapeutike për të dyja palët. Prekjet qetësojnë qentë e shqetësuar, por edhe pronarët

Megjithatë, duhet qenë të kujdesshëm, sepse qentë nuk duan t’i prekim dhe t’i përkëdhelim nëpër të gjitha pjesët e trupit.


Në përgjithësi, qentë adhurojnë kur i përkëdhelni në gjoks, supe dhe në afërsi të bishtit. Pjesët e tjera, të cilat nënkuptojnë kënaqësinë e tyre me këtë veprim, përfshijnë qafën dhe zonën midis veshëve.

Mirëpo aty janë edhe ato zona të ndjeshme, ku duart tuaja janë më pak të mirëseardhura, dhe ato janë veshët e tyre, shputat, maja e bishtit, maja e kokës, hunda dhe stomaku.

Kjo nuk do të thotë që asnjë qen nuk dëshiron që t’ia prekni ato vende, mirëpo do të jetë mirë t’i shmangni nëse vëreni sjellje të çuditshme të kanakarit tuaj derisa e përkëdhelni nëpër pjesët e përmendura, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu, lëvizjet siç janë “shkulja” e qafores së qenit tuaj nga ai mund të shkaktojë frikë. Kanakari juaj këtë lloj prekjeje do të mundë ta kuptojë si kërcënim, gjë që do të mund të shfaqë shenja agresiviteti ose do të mundë të përpiqet të ikë.

Qeni e din kur dikush tjetër apo ju silleni keq
Lexo po ashtu Qeni e din kur dikush tjetër apo ju silleni keq

Përkëdhelja si shpërblim

Një hulumtim ka treguar që qentë i duan përkëdheljet më shumë se lëvdatat kur është fjala për shpërblimin për sjelljen e tij pozitive.

Përkëdhelja ndihmon në ruajtjen e sjelljeve të mira. Mirëpo, ndonjëherë kjo nuk është e mjaftueshme, prandaj këshillojnë ekspertët kombinimin e përkëdheljes dhe lëvdatave me zërin për mësim më të shpejtë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Këshillë javore
Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Lifestyle
Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Stil
Katër shenjat që tregojnë qartë se ajo po çmendet pas teje

Katër shenjat që tregojnë qartë se ajo po çmendet pas teje

Këshilla Lifestyle
A mund të gjeni dy pllaka identike? A keni sy për detaje?

A mund të gjeni dy pllaka identike? A keni sy për detaje?

Stil
Kalo në kategori