LAJMI I FUNDIT:

Qeni më inteligjent dhe më besnik në botë!

Qeni më inteligjent dhe më besnik në botë!

Këta gjenialë të vegjël mund të mësojnë një komandë të re në më pak se pesë përsëritje dhe ta ndjekin së paku 95% të kohës

Me famë të madhe për shkathtësinë, inteligjencën dhe bindjen e tij, Border Collie ose qeni skocez i rojës së kufirit do të bëjë gjithçka për ta kënaqur pronarin e vet dhe është e lehtë për t’u trajnuar, transmeton Telegrafi.


Tepër inteligjent dhe plot energji, ky qen është vazhdimisht në kërkim të një pasioni dhe qëllimi dhe është jashtëzakonisht i lidhur me njerëzit.

Ky është një qen me të cilin duhet të merreni vazhdimisht dhe bashkë me pronarin e tij merret me aktivitetet në natyrë.

Si një “atlet” i vërtetë midis qenve, ai është një qen jashtëzakonisht energjik që kërkon një vrapim të mirë në mënyrë që ta shpenzojë energjinë e tepërt dhe të lodhet.

Border Collie ka instinkti të fortë për të jetuar në tufë. Së pari, ai përshtatet shumë mirë dhe së dyti, është miqësor për t’u kuptuar me kafshët e tjera.

Borderi jeton 10 dhe 14 vjeç, dhe problemet shëndetësore që mund ta prekin atë janë kryesisht sulmet e papritura dhe hipotiroidizmi.

Ky kanakar, do të jetë më i lumtur dhe më i shëndetshëm nëse lëviz shumë dhe kalon shumë kohë jashtë.

Duhet të kujdeseni për fëmijët, sepse për shkak të natyrës së tyre baritore, në shoqërinë e fëmijëve të vegjël, këta qen mund të ndihen të frustruar, sepse nuk mund të qëndrojnë së bashku.

Me pronarin e duhur, Border Collie do të jetë një qen super i stërvitur, jashtëzakonisht i mirë për ta mësuar. /Telegrafi/