LAJMI I FUNDIT:

Qëndrueshmëria energjetike për lëvizje të suksesshme elektrike udhëhiqet nga Porsche Maqedoni

Qëndrueshmëria energjetike për lëvizje të suksesshme elektrike udhëhiqet nga Porsche Maqedoni

Porsche Maqedoni po zgjeron infrastrukturën për karikimin e automjeteve elektrike dhe hibride me dy karikues të rinj Turbo me kapacitet të lartë dhe shpejtësi të karikimit.

Në Porsche Maqedoni operojnë në mënyrë aktive 13 stacione të karikimit të automjeteve elektrike dhe hibride, nga të cilat 2 janë karikuesit e rinj Turbo me kapacitet 160 kW, 5 karikues me fuqi 22 kW, 5 karikues me fuqi 11 kW dhe një karikues me fuqi 7,2 kW. Kjo do të thotë se kompania aktualisht ka parkun më të fuqishëm të karikimit të automjeteve elektrike dhe hibride në vend.

Karakteristika kryesore e karikuesve të rinj Turbo DC është shpejtësia e tyre e karikimit. Sipas specifikave, ata mund të ngarkojnë baterinë e modelit më të fuqishëm të Porsches, modeli Taycan, nga 20% në 80%, në vetëm 19 minuta.

“Ofensiva modelike e automjeteve elektrike dhe hibride e Grupit Volkswagen kërkon investime serioze në zhvillimin e infrastrukturës. Aktualisht janë aktive 13 stacione karikimi, por presim që së shpejti të instalojmë edhe 4 stacionet e mbetura të karikimit, duke bërë që kapaciteti total i karikuesve brenda kompanisë do të jetë më shumë se 500 kW”, tha Dr. Zlatko Mutsunski, drejtor i përgjithshëm i Porsche Maqedoni.

Është instaluar central fotovoltaik me kapacitet 210 kW

Me aktivizimin e centralit fotovoltaik, 42.4% e konsumit total të energjisë elektrike sigurohet nga prodhimi i centralit fotovoltaik. Rreth 204,616 MWh nga gjithsej prej 482,513 MWh, që është konsumi i parashikuar i energjisë elektrike për një vit kalendarik, do të prodhohen nga një burim natyror i energjisë së rinovueshme.

Porsche Macedoni hap rrugën drejt lëvizshmërisë elektrike. Dëshmi për këtë nuk janë vetëm karikuesit e shpejtë të instaluar brenda kompanisë. Në periudhën e kaluar, në kuadër të projektit Porsche Destination Charging, janë instaluar 16 karikues në 8 pika kyçe në të gjithë vendin.

Automjetet elektrike janë e ardhmja e lëvizshmërisë, prandaj duhet të punohet aktivisht për ndërtimin e infrastrukturës, në mënyrë që sa më shpejt të zëvendësohen automjetet me motorë me djegie të brendshme, të cilët kanë efekte të dëmshme në mjedis.

Artikull i sponzorizuar

Në trend Lajme

Më shumë
Janjiq: Serbia do ta njohë Kosovën, por Beogradi nuk po pranon që e ka humbur luftën

Janjiq: Serbia do ta njohë Kosovën, por Beogradi nuk po pranon që e ka humbur luftën

Lajme
Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Lajme
Samiti i Paqes, Osmani: Rikonfirmojmë mbështetjen për lirinë e Ukrainës

Samiti i Paqes, Osmani: Rikonfirmojmë mbështetjen për lirinë e Ukrainës

Lajme
Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Politikë
Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi

Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi

Lajme
Familjarët kërkojnë drejtësi për gruan që vdiq derisa ishte duke u përgatitur për operim, thonë se mjekët nuk reaguan me kohë

Familjarët kërkojnë drejtësi për gruan që vdiq derisa ishte duke u përgatitur për operim, thonë se mjekët nuk reaguan me kohë

Lajme
Kalo në kategori