LAJMI I FUNDIT:

Qëndroni vetëm 15 sekonda: Ky ushtrim tendos plotësisht gjithë trupin, eliminon dhembjet e shpinës!

Qëndroni vetëm 15 sekonda: Ky ushtrim tendos plotësisht gjithë trupin, eliminon dhembjet e shpinës!

Vithet, stomaku dhe kërdhokullat do të jenë të skalitura në mënyrë të përsosur deri sa të arrijë sezoni i plazhit kur do të vishni bikini.

Nëse keni dëgjuar për Plank, atëherë e dini që esenca e këtij ushtrimi është qëndrimi gjatë të cilit të gjithë muskujt e tendosur forcohen, transmeton Telegrafi.

Planku i anasjelltë është diçka më ndryshe, sepse pos qëndrimit kërkon edhe lëshim të lehtë, mirëpo gjithsesi, ushtrimi është shumë i thjeshtë, ndërsa ne besojmë që pas disa ditëve do të bëhen edhe më të thjeshta edhe për t’i praktikuar.

Si bëhet ushtrimi:

Uluni dhe mbështetuni në shuplaka të duarve, pastaj shtrëngoni murin e stomakut dhe vithet, dhe ngrini kërdhokullat nga dyshemeja.

Në këtë mënyrë do të formoni linjën e rrafshët nga supet deri te thembrat dhe në atë pozë qëndroni 30 sekonda.

Nëse nuk jeni në formë të mirë, filloni me qëndrimet nga 15 sekonda, pastaj vithet lehtësisht lëshoni në mënyrë që trupi sërish të vihet në pozitë për qëndrim.

Çdo ditë përsëritni tri deri në pesë qëndrime, njëherë nga 15 sekonda dhe kur të arrini formën, zgjateni kohën e qëndrimeve në 30-45-60 sekonda. Sa të mundeni. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori