LAJMI I FUNDIT:

A qëndron njeriu i Vuçiqit në BIA pas koreografisë së turpshme me varrezat me ngjyrë të flamurit ukrainas?

A qëndron njeriu i Vuçiqit në BIA pas koreografisë së turpshme me varrezat me ngjyrë të flamurit ukrainas?

Tifozët te ekipit serb të futbollit Crvena Zvezda kanë shfaqur një koreografi të turpshme, duke paraqitur kryqe që simbolizojnë varrezat me ngjyrën e flamurit Ukrainas.

Një fotografi të ngjashme të realizuar nga stadiumi e ka postuar ne rrjetin social Facebook edhe Bojan Dimiç, zyrtar i lartë i BIA-s, i cili ka mbajtur pozita udhëheqëse në Cvrena Zvezda dhe njihet për afërsinë me tifozët e këtij ekipi.


Blerim Vela, shef i stafit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në një shkrim në Twitter, ka thënë se Crvena Zvezdan e mbështet Vuçiq, i cili njihet për njësitë e tyre “qentë e luftës” që morën pjesë në luftërat e ish-Jugosllavisë.

“Këta janë Delije, ultrasit e futbollit të kampiones në fuqi të Serbisë, Crvena Zvezda, duke zbuluar një pankartë tronditëse të flamurit ukrainas me varre në sfond. Ky është ekipi që mbështet Vuçiq, i cili njihet për njësitë e tyre “qentë e luftës” që morën pjesë në luftërat e ish-Jugosllavisë” shkroi ai.

Ndërkaq, më herët, Dimiç ishte dekoruar nga presidenti i Serbisë Vuçiq.

Si duket Vuçiqin dhe Dimiçin i lidh edhe mbështetja e madhe ndaj presidentit rus Putin, pasi qe vajza e Dimiç ditë me parë ka postuar në rrjetet sociale një fotografi dhe postim në mbështetje të presidentit rus Putin në agresionin e tij kundër Ukrainës.

Ndryshe, Dimiç kishte ngritur padi ndaj Rada Trajkoviçit, politikanes serbe nga Kosova, me ç’rast asaj i është ndalur pensioni nga shteti i Serbisë, për shkak të deklaratave të saj se shërbimet serbe të sigurisë dhe mafia janë përfshirë në vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Bojan Dimiç, akuzohet se është njeri i lidhur me mafien dhe rusët në Serbi. Madje, në procesin gjyqësor kundër Trajkoviçit, Dimiçin e përfaqëson avokati Goran Petronijeviç, i cili është një nga serbët më prorusë në Serbi dhe kreu i “Misionit Humanitar Rus”. Ky avokat, është edhe përfaqësues ligjor i Milan Radojçiqit, nënkryetarit të Listës Serbe./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pas largimit të Escobarit dhe Lajçakut, Serwer: Lamtumirë dështimit, dialogu kërkon riformatim

Pas largimit të Escobarit dhe Lajçakut, Serwer: Lamtumirë dështimit, dialogu kërkon riformatim

Lajme
Historia e duhur e javës së ardhshme për Kosovën në KiE, Murtezaj etiketon Macronin, Scholzin dhe Melonin: Bëjeni realitet fitoren evropiane

Historia e duhur e javës së ardhshme për Kosovën në KiE, Murtezaj etiketon Macronin, Scholzin dhe Melonin: Bëjeni realitet fitoren evropiane

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Vajzën ia vranë në Fushë Kosovë, prindërit e argjentinases Clara vijnë në Kosovë

Vajzën ia vranë në Fushë Kosovë, prindërit e argjentinases Clara vijnë në Kosovë

Lajme
Kusari-Lila demanton Vlora Çitakun: Me PDK-në s’kemi biseduar për zgjedhjet

Kusari-Lila demanton Vlora Çitakun: Me PDK-në s’kemi biseduar për zgjedhjet

Lajme
Pamjet e fundit para tragjedisë, Alma dhe fëmijët nisen drejt urës së Bunës

Pamjet e fundit para tragjedisë, Alma dhe fëmijët nisen drejt urës së Bunës

Lajme
Kalo në kategori