LAJMI I FUNDIT:

Qëndroi dy orë në kulmin e spitalit ku e dërguan për ta bërë synet, vetëm një person arriti ta bindë që të zbriste

Qëndroi dy orë në kulmin e spitalit ku e dërguan për ta bërë synet, vetëm një person arriti ta bindë që të zbriste

Vogëlushi pesëvjeçar, që e dërguan në një spital në Java të Indonezisë për ta bërë synet, është frikësuar aq shumë, sa që ka hipur në kulm dhe ka qëndruar dy orë.

Dr Anik Sutari është doktoresha që merret me syneti, që në 20 vite të përvojës së saj, nuk ka parë ndonjë reagim të tillë nga të vegjlit, transmeton Telegrafi.


“Të gjithë kanë frikë, por reagojnë në nivele të ndryshme, mirëpo ky ishte krejt ndryshe, sepse iku në kulm dhe rrezikonte shumë” ka thënë Sutari.

Vetëm mësuesja arriti ta bindë vogëlushin, që të zbriste poshtë

Nga frika se mund të rrëzohej duke ikur, familjarët e as stafi i spitalit, nuk guxonin t’i shkonin pranë, derisa njëri prej familjarëve pati një ide shumë të mirë.

Lidhja e afërt dhe e besueshme që ka vogëlushi me mësuesen, ka bërë që familjarët ta ftojnë mësimdhënësen që t’i fliste nxënësit të saj, për ta bindur që të zbriste poshtë. Në fakt, ajo ishte i vetmi person, që arriti ta bindë për të zbritur dhe jo vetëm.

Në momentin që zbriti, vogëlushi shkoi vet në klinikë, për t’ju nënshtruar procedurës për syneti, pa u detyruar nga askush dhe gjendja tij shëndetësore tani është shumë e mirë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Fun

"Ata as nuk dinin të luftonin": Përleshje mes tre burrave pas një aksidenti në një autostradë të ngarkuar të Los Anxhelosit

Fun
Imitimi perfekt i luanit nga vogëlushja befason përdoruesit e rrjeteve sociale

Imitimi perfekt i luanit nga vogëlushja befason përdoruesit e rrjeteve sociale

Fun
Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një

Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një "oazë të bukur” me lule

Interesante
Videoja e djalit bëri xhiron e botës - ai shikoi kamerën dhe krijoi kaos në rrjetet sociale

Videoja e djalit bëri xhiron e botës - ai shikoi kamerën dhe krijoi kaos në rrjetet sociale

Fun
Kalo në kategori