LAJMI I FUNDIT:

Qendrat inovative do të kenë shtrirje në tërë Kosovën

Qendrat inovative do të kenë shtrirje në tërë Kosovën

Ministri në detyrë i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala, ka thënë se me platformën e kësaj ministrie brenda një periudhe dhjetëvjeçare do të krijohen 50 mijë vende punë në sektorin e teknologjisë dhe informacionit.

Shala ka thënë se qendrat inovative do të kenë shtrirje në tërë Kosovën.


“Kemi paraparë që t’i kemi 15 qendra të inovacionit brenda katër vjetësh, po ashtu kemi paraparë t’i kemi pesëmijë start-up biznese inovative për një periudhë dhjetëvjeçare, kurse 1,800 sosh vetëm për katër vjetët e ardhshëm”, ka thënë Shala për Epoka e Re.

Shala ka folur edhe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, duke theksuar se PDK-ja në këto zgjedhje do të dalë partia e parë.

Ministria e Inovacionit do të investojë 200 mijë euro për hapjen e Qendrës Multifunksionale Inovative në Shtime
Lexo po ashtu Ministria e Inovacionit do të investojë 200 mijë euro për hapjen e Qendrës Multifunksionale Inovative në Shtime

Ditë më parë kjo ministri ka nënshkruar memorandum të bashkëpunimi me Komunën e Shtimes, për rregullimin e Qendrës Mulitifunksionale Inovative në këtë qytet.