LAJMI I FUNDIT:

Qendra për Punë Sociale për rastin e 11-vjeçares: I kemi ofruar përkrahje e strehim

Qendra për Punë Sociale për rastin e 11-vjeçares: I kemi ofruar përkrahje e strehim

Drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Prishtinë, Vebi Mujku, njoftoi të martën se 11-vjeçares e cila dyshohet se është dhunuar nga pesë persona i kanë ofruar përkrahje, strehim dhe shërbime profesionale.

Përmes një postimi në Facebook, Mujku tha se Qendra për Punë Sociale gjatë gjithë kohës është në bashkëpunim me të gjithë akterët e përfshirë në rast.


Tutje, ai shtoi se rasti është shumë i ndjeshëm, ndaj kërkoi që në çdo postim të ruhet identiteti i viktimës dhe të dyshuarve.

Arrestohet edhe personi i pestë, i dyshuar për dhunimin e të miturës në Prishtinë
Lexo po ashtu Arrestohet edhe personi i pestë, i dyshuar për dhunimin e të miturës në Prishtinë

“Ne e dënojmë këtë rast shumë të rëndë dhe njëherit sigurojmë se do të vazhdojmë të ofrojmë të gjithë përkrahjen profesionale për të miturën bazuar në nevojat e identifikuara dhe në bazë të përgjegjësive ligjore e profesionale”, shkroi mes tjerash Mujku.

“Edhe në këtë rast do të bashkëpunojmë ngushtë me nivelin qendror dhe organizatat e shoqërisë civile për trajtim dhe ofrim të shërbimeve sa më kualitative”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori