LAJMI I FUNDIT:

Qendra e Shërbimit të Tatimpaguesve në ATK me shërbime të shpejta për tatimpagues

Qendra e Shërbimit të Tatimpaguesve në ATK me shërbime të shpejta për tatimpagues

Përmbushja vullnetare e obligimeve tatimore, ofrimi i shërbimeve profesionale, transparente dhe efikase ka qenë dhe vazhdon të jetë ndër qëllimet kryesore të Administratës Tatimore të Kosovës, në raport me tatimpaguesit. Këtë e dëshmon edhe Qendra për Shërbim të Tatimpaguesve në Prishtinë, e cila i këshillon dhe shërben rreth 40 mijë tatimpagues në tërë regjionin e Prishtinës.

Kjo qendër e cila ka pesë vite që është rinovuar, duke u transformuar në një qendër moderne, nga e cila ofrohen shërbime profesionale dhe efikase, pa pasur nevojë për të pritur në radhë të gjata. Tatimpaguesit e kanë shumë të lehët të marrin një shërbim në QSHET, pasi që në këtë vend është i instaluar një sistem i avancuar për menaxhimin e radhës.

Kësaj qendre gjatë këtij viti i është shtuar edhe një sportel, i cili do të jetë në dispozicion vetëm për tatimpaguesit e mëdhenj.

Në QSHT tatimpaguesit mund të marrin shërbime tatimore, pensionale, këshilla tatimore, tërheqjen e listës së pagave, tërheqjen e certifikatës së TVSh-së, tërheqjen e certifikatës fiskale, si dhe shërbimet për tatimpaguesit e mëdhenj.

Administrata Tatimore e Kosovës, si objektiv primar ka trajtimin e të gjitha kërkesave të tatimpaguesve, duke u mbështetur në Legjislacionin Tatimor në fuqi. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Ik në Blue Fafa për vikend: Shijo pranverën e hershme buzë detit

Ik në Blue Fafa për vikend: Shijo pranverën e hershme buzë detit

Fafa Resort
Rreth 2700 punëtorë të Postës dhe Telekomit pa rroga, Sindikata paralajmëron protesta për të martën

Rreth 2700 punëtorë të Postës dhe Telekomit pa rroga, Sindikata paralajmëron protesta për të martën

Ekonomi
Vizitoni destinacionet magjike me kompaninë kosovare gjatë gjithë verës

Vizitoni destinacionet magjike me kompaninë kosovare gjatë gjithë verës

Prishtina Ticket
Fortesa Home: Lideri në Industri dhe Partneri i Projekteve Luksoze në Kosovë

Fortesa Home: Lideri në Industri dhe Partneri i Projekteve Luksoze në Kosovë

Fortesa Home
Ftesë per ofertim

Ftesë per ofertim "Punime në “Telework” dhe “Civilwork” në rrjetin e IPKO

IPKO
Po kërkoni punë? Telegrafi Jobs ka diçka edhe për ty

Po kërkoni punë? Telegrafi Jobs ka diçka edhe për ty

Ekonomi
Kalo në kategori