LAJMI I FUNDIT:

Qendra e Londrës mbushet me super-veturat e arabëve (Foto)

Qendra e Londrës mbushet me super-veturat e arabëve  (Foto)

Në Britani të Madhe, po mblidhen veturat luksoze – prej Mercedes-Benz, McLaren e deri te Lamborghini Aventador. Këto super-makina po qarkullojnë në sheshet kryesore të Londrës.

Automjetet që i përkasin pasanikëve nga Kuvajti dhe Arabia Saudite, janë parë sot të parkuara në Mayfair.

Kjo ngjarje është bërë e përvitshme, me çka arabët po lënë në hije të gjithë me veturat e ripërpunuara me shumë pjesë delikate, transmeton Telegrafi.

Pronarët zakonisht i nisin makinat e tyre me anije, që t’i kenë në kryeqytetin britanik kur të arrijnë në fund të korrikut apo në gusht. Por, ka edhe më të pasur të cilët paguajë nga 60 mijë dollarë për t’i transportuar me aeroplan.

Gjatë vitit të kaluar, një Mercedes i mbuluar me kristale Swarovski dhe një Pagani Hayra që kushton rreth 1.5 milion euro, kanë qenë në mesin e veturave që kanë rënë më së shumti në sy. /Telegrafi/

Fillon sezoni në Londër kur qendra mbushet me super vetura qe kane pronare arabe foto 2

Fillon sezoni në Londër kur qendra mbushet me super vetura qe kane pronare arabe foto 3

Fillon sezoni në Londër kur qendra mbushet me super vetura qe kane pronare arabe foto 4

Fillon sezoni në Londër kur qendra mbushet me super vetura qe kane pronare arabe foto 5