LAJMI I FUNDIT:

“Qëlloje në kokë”, i riu që ishte në shoqërinë e adoleshentit që u vra nga një polic në Paris zbulon detaje nga ngjarja

“Qëlloje në kokë”, i riu që ishte në shoqërinë e adoleshentit që u vra nga një polic në Paris zbulon detaje nga ngjarja

I riu që ndodhej në automjet me Nahel M, (17) tregoi se çfarë ndodhi në të vërtetë mëngjesin fatal kur polici francez vrau adoleshentin gjatë një kontrolli në pjesën perëndimore të Parisit.

Adoleshenti ka postuar një video në të cilën thotë se “ka shumë gënjeshtra” në rrjetet sociale dhe se “do ta tregojë historinë nga A në ZH”, transmeton Telegrafi.


Pasagjeri, i cili ishte me Nahelin në një veturë me targa polake, tha se ata morën hua një automjet dhe u nisën për një shëtitje rreth Nanterës, por se nuk ishin nën ndikimin e alkoolit apo drogës.

Mbi 700 të arrestuar në Francë, vetura e kryebashkiakut merr flakë – lëndohen gruaja dhe njëri prej fëmijëve
Lexo po ashtu Mbi 700 të arrestuar në Francë, vetura e kryebashkiakut merr flakë – lëndohen gruaja dhe njëri prej fëmijëve

Ai thotë se kanë qenë në korsinë e autobusit kur kanë vënë re policinë me motoçikleta dhe përfundimisht kanë ndaluar. Ai tha se një oficer policie erdhi te dritarja dhe kërcënoi Nahelin.

“Fike motorin ose të qëlloj”, tha polici.

I riu pretendon se polici e ka goditur Nahelin me dorezën e armës, para se të vinte një tjetër i cili më pas bëri të njëjtën gjë.

Më pas oficeri i parë i vuri një armë në kokë Nahelit dhe i tha të mos lëvizte ose do t’i fuste një plumb në kokë.

Përleshje të rënda dhe grabitje në Marsejë
Lexo po ashtu Përleshje të rënda dhe grabitje në Marsejë

Ai pretendon se më pas oficeri i dytë i tha që ta qëllonte dhe se oficeri i parë e goditi sërish me kondakun e armës. Kjo e detyroi Nahelin të lëshonte frenin.

Një tjetër oficer më pas shkrepi një plumb duke paralajmëruar Nahelin që të hiqte këmbën nga gazi.

“E pashë me dhimbje. Ai po dridhej. Isha i frikësuar. Dola nga automjeti dhe ika. Mendova se mund të më qëllojnë, ndaj ika”, tha i riu.

Nahel M, i cili u vra nga një oficer policie gjatë një kontrolli rutinë trafiku të martën, u varros të shtunën në varrezat Mont Valerien në Nanterre në prani të nënës së tij, gjyshes dhe disa qindra njerëzve që erdhën për t’i dhënë lamtumirën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

Serbia
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
Kalo në kategori