LAJMI I FUNDIT:

I qëlloi vëllain me thikë, oficeri i ushtrisë nxjerr armën dhe plagos 24-vjeçarin në Vorë

I qëlloi vëllain me thikë, oficeri i ushtrisë nxjerr armën dhe plagos 24-vjeçarin në Vorë

Një sherr me disa personave ka përfunduar në përdorimin e armës në Vorë, ku i plagosur ka mbetur një 24-vjeçar.

Burime bëjnë me dije se i plagosuri E.H, pas një konflikti me dy persona, brenda një automjeti, ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar në krah pasagjerin, 24-vjeçar, K.M.


Në atë moment vëllai i K.M. që ishte në drejtimin e mjetit, oficeri i ushtrisë E.M, ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka plagosur shtetasin E.H.

Sipas informacioneve paraprake të dy të dëmtuarit janë shoqëruar në spital, për ndihmë mjekësore, ndërsa oficeri i ushtrisë është vetëdorëzuar në Polici, së bashku me armën e shërbimit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Sot rreth orës 12:20, në Vorë, shtetasi E. H., 34 vjeç, ka plagosur me thikë në krah shtetasin K. M., 24 vjeç, banues në Vorë, pasagjer në automjetin me drejtues shtetasin E. M., 27 vjeç, (vëllezër).

Në këto momente, drejtuesi i mjetit, shtetasi E. M., (oficer ushtrie), ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka plagosur shtetasin E. H.

Të dy të dëmtuarit janë shoqëruar në spital, për ndihmë mjekësore, ndërsa shtetasi E. M., është vetëdorëzuar në Polici, së bashku me armën e shërbimit,