eksperti-banner

Kjo është puthja e faljes. Dy vite më parë, një i moshuar u godit 13 herë më thikë nga bashkëshortja e tij, në shtëpinë e tyre në Cheltenham, Gloucestershire. Por ai vendosi që ta falë shoqen e jetës, e cila është 84-vjeçe.

Kjo e fundit qëlloi me thikë të shoqin pasi mendonte se ai e tradhtonte. Më pas ajo u dënua me 4 vjet e 6 muaj burg.


2

Por pas disa gjyqesh bashkëshorti ka vendosur të falë gruan e tij dhe janë fotografuar duke u puthur. Elizabeth Stokes tha se tashmë është sqaruar me burrin e saj John dhe kanë zgjidhur çdo mosmarrëveshje.

John ka thënë para gjyqtarëve se është shëruar plotësisht nga plagët e marra në vitin 2014, dhe se ishte i sigurt se donte të falte bashkëshorten e tij. Ai ka treguar se nga shtatori i vitit të kaluar, ka shkuar për ta vizituar në burg çdo javë, transmeton shekulli.

3

“Gjatë kësaj kohe kemi diskutuar për çdo problem tonin. Tashmë ajo beson plotësisht tek unë. Madje edhe unë jam i sigurt që ajo është penduar për veprimin e saj. Ne duam që martesa jonë të vazhdojë dhe sinqerisht ne besojmë se gjërat do të bëhen më mirë”, ka thënë ai në gjykatë.