LAJMI I FUNDIT:

Qela: Peja nuk ka humbur territor nga demarkacioni! (Video)

Qela: Peja nuk ka humbur territor nga demarkacioni! (Video)

Peja nuk ka humbur territor, çka rrjedhimisht bën të kuptojmë që rezultatet e Komisionit Shtetëror për Demarkacion janë të sakta. Kështu u shpreh profesori i gjeografisë Tomor Qela, në “Rubikon” të KTV-së.

Ai ka thënë se me shënimin e vijës kufitare me palën malazeze definohet qartazi sipërfaqja e Pejës, e cila nuk ka ndryshuar nga viti 1974 deri sot, transmeton Koha.net.


“Me shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi definohet qartësisht sipërfaqja e Pejës, e cila është e njëjtë në të gjitha dokumentet prej vitit ‘74 e këndej. Zona territore e fshatit Haxhaj ka të njejtin territor, si atë të vitit 1974 deri sot”, ka thënë ai.