Janë bërë pesë ditë nga zhdukja e Florian Tabaku, 26 vjeç, i cili kishte dalë për të mbledhur gështenja në brezin kufitar mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Për gjetjen e tij janë angazhuar Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim (SHKKSH), në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Ushtrinë e Kosovës, transmeton Telegrafi.


"Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim (SHKKSH), në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Ushtrinë e Kosovës, është duke zhvilluar një operacion kërkim-shpëtimi në rajonin e Gjakovës për gjetjen e personit Florijan Tabaku nga Tropoja, person me nevoja të veçanta, i cili ishte raportuar i zhdukur që nga 20.10.2025 në territorin e Kosovës", thuhet në njoftim.


Ata po ashtu kanë bërë të ditur se kërkimet vazhdojnë deri në njoftimin e radhës.

"Ekipet e angazhuara kanë zhvilluar kërkime intensive në terren të vështirë dhe kushte atmosferike të ftohta, duke demonstruar bashkëpunim dhe përkushtim të lartë profesional", bëhet e ditur në njoftim./Telegrafi/