LAJMI I FUNDIT:

Qallaku: I nderuar që përfaqësoj vendin tim në garat ndërkombëtare

Qallaku: I nderuar që përfaqësoj vendin tim në garat ndërkombëtare
(Foto: basketbolli.com)

Basketbollistët e Kosovës nga dita e mërkurë deri të dielën kanë stërvitur së bashku, derisa të hënën kanë udhëtuar drejt Bratislavës, ku do të përballen me Sllovakinë dhe Islandën.

Këto dy ndeshje zhvillohen në kuadër të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2023.

Një nga lojtarët më të dalluar të Sigal Prishtinës në Superkupë dhe në ndeshjet e Prince Caffe Superligës ka qenë Arian Qallaku. Ai është i lumtur që tani i ka ardhur ftesa nga Kosova.


“Ftesën nga Kosova e kam pritur me shumë pozitivitet, për arsye se, do të përfaqësoj shtetin tim dhe për këtë arsye jam shumë i lumtur. Jam i nderuar që përfaqësoj vendin tim në garat ndërkombëtare. Kjo do të thotë shumë për mua”, ka thënë Qallaku për faqen zyrtare të FBK-së.

Ai ka folur edhe për rrjedhën e përgatitjet. “Përgatitjet kanë duke shkuar shumë mirë dhe të gjithë lojtarët e kanë dhënë maksimumin në çdo stërvitje. Atmosfera në ekipin e Kosovës ka qenë shumë e mirë për këto ditë sa kemi qenë së bashku”, ka shtuar tutje Qallaku.

Ariani flet edhe për sfidat ndaj Sllovakisë dhe Islandës. “Mendoj se do të paraqitemi në mënyrën më të mirë të mundshme në të dy ndeshjet që do t’i luajmë. Shpresojmë të nxjerrim rezultat pozitiv. Angazhimi ynë nuk do të mungoj dhe besoj që çdo basketbollist që do të paraqitet në parket do të jap më të mirën e tij”, theksoi Arian Qallaku.

Kosova më 26 nëntor do të ballafaqohet me Sllovakinë, kurse më 28 nëntor do të përballet me Islandën.

Dardanët janë liderë të grupit me dy fitore në dy ndeshje. Kosova ka shënuar fitore ndaj Islandës 80:78 dhe Luksemburgut 80-84.

Në trend Sport

Më shumë
“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Premier League

"Shumica e njerëzve e kanë gabim për pagat" - ish futbollisti i Man Cityt zbulon se si paguhen lojtarët në Ligën Premier

Premier League
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

La Liga
Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

La Liga
Hulk e dëshmon sërish se ka gjuajtjen më të fortë në botë – realizon super gol nga 35 metra

Hulk e dëshmon sërish se ka gjuajtjen më të fortë në botë – realizon super gol nga 35 metra

Ndërkombëtare
Kalo në kategori