Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj në një intervistë për emisionin “Përballje ditore” në Telegrafi.com me gazetarin Muhamet Hajrullahu ka folur për sigurinë nacionale në vend,grabitjet e bankave, rastet e aksidenteve, vjedhjet në vend si dhe reformat që ky institucion po realizon brenda tij.
Qalaj tha se numri i aksidenteve të përgjithshme të trafikut është në rënie, ndërsa numri i aksidenteve me fatalitet është në rritje.
Sipas tij, në terren nuk është gjendja e mirë edhe sa i përket kulturës së vozitjes dhe asaj në trafik në përgjithësi, jo vetëm të automjeteve por edhe të këmbësorëve.
“Numri i përgjithshëm i aksidenteve të trafikut është në rënie në krahasim me vitet e kaluara, mirëpo njëjtë nuk mund të themi edhe për aksidentet e trafikut me fatalitet, sidomos këta tre muajt e fundit kemi një rritje të numrit të këtyre aksidenteve, ku si pasoj kemi pasur humbje të jetëve të qytetarëve tanë. Nuk mund të shpjegohet ky fenomen me anë të statistikave. Nuk e kemi një gjendje të mirë sa i përket kulturës së vozitjes dhe kulturës në trafik në përgjithësi, jo vetëm të automjeteve por edhe të këmbësorëve. Duhet të bëjmë shumë si shoqëri që këtë fenomen dhe gjendjen në trafik ta trajtojmë duke pasur një gjendje më të mirë”, ka thënë Qalaj.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2019/04/Rashit-Qalaj-foto-Ridvan-Slivova-5.jpg)
Ai theksoi se Policia e Kosovës si e vetme me anë të politikës së gjobitjes nuk mund të ndikoj shumë në terren.
“Duhet të ndikojnë shumë dhe ministritë përkatëse…Kemi raste me fatalitete në rrugë dytësore sidomos prej Shtimes në Suharekë që janë ripërsëritur dy aksidente të njëjta. Mungojnë radarët statikë, blicat për kundërvajtjet, duhet të ashpërsohet marrja e patentë shoferëve”, tha ai.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, u shpreh se rastet e grabitjeve nëpër bankat komercial dhe biznese të ndryshme kanë ndodhur dhe më herët, mirëpo sipas tij nuk ka pasur raportim kaq të madh mediatik.
Siç tha Qalaj, situatë shqetësuese të grabitjeve Policia e Kosovës ka pasur vitin e kaluar.
“Çështja e grabitjeve që ka ndodhur në bankat komerciale dhe nëpër biznese të ndryshme por edhe nëpër shtëpi kanë ndodh dhe më herët por nuk janë raportuar nga mediat kaq shumë si tash. Ka pasur dhe grabitje në të kaluarën por nuk ka qenë një gjendje e përparuar e mediave sa tash. Situatë shqetësuese kemi pasur vitin e kaluar krahasuar me tash”, tha ai.
Qalaj deklaroi se kanë shkatërruar disa grupe kriminale, ku ka pasur dhe individ nga Shqipëria.
“Grupet kriminale që grabisin janë mjaft mirë të organizuar. Kemi raste kur është arrestuar një grup kriminal dhe kanë pranuar disa raste te grabitjeve. Edhe numri i vjedhjeve është në rënie mjaft të madhe”, tha ndër të tjera, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/e4b3e67c-dbb2-4803-b7b0-d1371debac6c-780x439.jpg)
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët
![Kosova pa 193 njohjet e premtuara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/281289382_741900460152277_3996124371227527709_n-780x439.png)
Kosova pa 193 njohjet e premtuara
![Historia e dashurisë, vajza nga Ukraina që gjeti dashurinë në Shqipëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/oksana-e1739572923698-780x439.jpg)
Historia e dashurisë, vajza nga Ukraina që gjeti dashurinë në Shqipëri
![Haradinaj: Rezultati i zgjedhjeve është zhgënjyes, e kemi përjetuar shumë rëndë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ramushi-strukturat-780x439.jpg)
Haradinaj: Rezultati i zgjedhjeve është zhgënjyes, e kemi përjetuar shumë rëndë
![Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/04/Erion-Veliaj-780x439.jpg)
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë
![Sfidat e qeverisë së re të Kosovës në planin ndërkombëtar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/05/qeveria-llogo-780x439.jpg)
Sfidat e qeverisë së re të Kosovës në planin ndërkombëtar
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/bebe-780x439.jpg)
Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe
![Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/e4b3e67c-dbb2-4803-b7b0-d1371debac6c-780x439.jpg)
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët
![Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/usyk-780x439.jpeg)
Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli-gjesti-1-780x439.png)
"Me mua asnjëherë nuk ka pasur lojë" - Pas injorimit, Egli ende beson në sinqeritetin e Gjestit
![Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fury-780x439.png)
Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi
![Kosova pa 193 njohjet e premtuara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/281289382_741900460152277_3996124371227527709_n-780x439.png)
Kosova pa 193 njohjet e premtuara