LAJMI I FUNDIT:

Qalaj: 25 zyrtarë policor janë të prekur nga virusi COVID-19

Qalaj: 25 zyrtarë policor janë të prekur nga virusi COVID-19

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, sot bëri të ditur se 25 zyrtarë janë prekur nga COVID-19, prej tyre 11 janë shëruar dhe 14 të tjerë janë në trajtim.

Qalaj po ashtu tha se numri i përgjithshëm i policëve që janë vetë izoluar për momentin është 138, ndërsa deri më sot ka qenë 390.


“Mund të themi që numri i përgjithshëm i zyrtarëve policorë është 25, prej tyre 11 janë shëruar dhe 14 janë në trajtim. 13 polic dhe një është zyrtar civil. Numri i përgjithshëm personave që janë vetë izoluar për momentin është 138, ndërsa kanë qenë 390 deri më sot. Është dashur t’i testojmë zyrtarët policor edhe pse testi ka dal negative ata sot janë në vet-izolim”, ka thënë Qalaj.

Ai po ashtu theksoi se prej 14 personave që janë në trajtim, një prej tyre është zyrtar civil.

Sa i përket punës së Policisë së Kosovës, ai tregoi se është duke vazhduar  me orar të rregullt, përves rajonit të Prizrenit i cili ende punon në orar të zgjatur, prej 12 orësh.

“Puna vazhdon normalisht. Rajonin e Prizrenit e kemi mbështetur me personal. Kemi problem me transportin e policëve që i dërgojmë në Prizren. Gjatë kohës së pandemisë ka pas shumë aktivitete policore të ndryshme. Mendoj që edhe policia ka bërë një punë mjaft të mirë. Që nga dje kemi filluar të punojmë me orarin normal 8 orësh, përveç drejtorisë rajonale të Prizrenit që do të punojë në orar 12 orësh.

Qalaj gjithashtu bëri të ditur që Policia e Kosovës, gjatë gjithë kohës është në terren për të mbajtur nën kontroll situatën.

“Është një numër më i madh i qytetarëve që dalin në rrugë. Policia po mundohet që ta mbaj nën kontroll kufizimin e lëvizjes, në shumicën e rasteve ne bisedojmë me ta dhe vetëm në raste ekstreme ndërmarrim masa”. /RTV Dukagjini/ Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti i ftoi në një darkë pune për të hënën, a do t'i shkojnë në takim krerët e PDK-së, LDK-së e AAK-së?

Kurti i ftoi në një darkë pune për të hënën, a do t'i shkojnë në takim krerët e PDK-së, LDK-së e AAK-së?

Besnike Salihu
Implantet dentare a janë zgjidhje e përhershme për rregullimin e dhëmbëve –  flet stomatologu Hoxha

Implantet dentare a janë zgjidhje e përhershme për rregullimin e dhëmbëve –  flet stomatologu Hoxha

Shëndetësi
Hoti: Kurti po kërkon koordinim me opozitën për agjendën e Kuvendit, por sjellja e tij dhe e grupit parlamentar ka cenuar demokracinë

Hoti: Kurti po kërkon koordinim me opozitën për agjendën e Kuvendit, por sjellja e tij dhe e grupit parlamentar ka cenuar demokracinë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
“Ne ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”, presidentja Osmani përcjell mesazhin e ushtarëve amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit

“Ne ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”, presidentja Osmani përcjell mesazhin e ushtarëve amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit

Siguri
Serbët e veriut: Ata që duan të jetojnë këtu duhet ta kenë patentë-shoferin e Kosovës

Serbët e veriut: Ata që duan të jetojnë këtu duhet ta kenë patentë-shoferin e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori