LAJMI I FUNDIT:

Qafa elastike ia mundëson kthimin e kokës për 180 shkallë (Video)

Qafa elastike ia mundëson kthimin e kokës për 180 shkallë (Video)

Muhammad Sameer nga Karachi i Pakistanit, ndihmohet me dua, që ta kthejë kokën prapa për 180 shkallë.

Adoleshenti 14-vjeçar me qafë shumë elastike, mund ta mbajë fytyrën për një kohë prapa krahëve, si dhe të rrotulloi duart e kapura përgjatë tërë trupit, transmeton Telegrafi.


“Kur isha shtatëvjeçar, e pashë një aktor që kthente kokën prapa dhe ia nisa ta imitoj. Pas një kohe arrita ta bëja edhe unë” ka thënë Sameer lidhur me rastin.

Aftësitë e tij, ai ëndërron t’i bartë në ndonjë film, po që se i ofrohet rol për shfaqjen e tyre.

Megjithëse ushtron shumicën e kohës, ai paraqitet në hapësira të ndryshme, ku kalimtarët i ofrojnë bakshishe kur ai tregon këto manovra trupore. /Telegrafi/