LAJMI I FUNDIT:

Pyjet e Istogut mbushen me mbeturina, nuk kursehet as Burimi Istogut (Video)

Pyjet e Istogut mbushen me mbeturina, nuk kursehet as Burimi Istogut (Video)

Shtegu i ecjes në Istog është mbuluar nga mbeturinat. Hysni Buleshka, frekuentues i natyrës, ka thënë se disa qytetarë nuk janë të kujdesshëm sa i përket hedhjes së mbeturinave, të cilët në të shumtën e rasteve janë edhe ndotësit më të mëdhenj të ambientit

“Ajo që shqetëson është një vetëdije e ulët e qytetarëve të cilët gjatë frekuentimit të këtij vendi gjatë orëve të vona të natës, gjërat që i konsumojnë i hedhin në natyrë edhe pse shtegu është i pajisur me shporta gjithandej”, thotë për RTV Dukagjinin, Hysni Buleshka.


Tahir Blakaj, një tjetër person që preferon ecjen në natyrë, ka thënë se ka shumë vizitorë, të cilët kalojnë ditët e vikendeve dhe ditëve të tjera, duke lënë parapa vetes nga një mal me mbeturina

“Po mundohen ta mbajnë pastër vendin, por nuk po munden, pasi qytetarët ende nuk po e kuptojnë se me mbeturina nuk jetohet. Si e kanë në shtëpi e kanë edhe këndej. Nëse shtëpinë e mban të pastër edhe këtë vend do ta mbanin pastër”, tha Tahir Blakaj.

Në anën tjetër përfaqurës të ndërmarrjes “Ambienti” kanë thënë se në shtegun e ecjes në Istog ekzistojnë shportat dhe ato pastrohen dy herë në javë. Sipas tyre janë qytetarët e pa ndërgjegjësohem që hedhin mbeturina.

E, në Komunë thonë se edhe pse inspektorët e ambientit nuk janë në numër të mjaftueshëm. Ata po përpiqen për të ruajtur hapësirën që ka Komuna e Istogut, duke kërkuar edhe mirëkuptim dhe kujdes me te madh nga vizitoret ne ruajtjen e hapësirave te gjelbëruara./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori