LAJMI I FUNDIT:

Pyetjet të cilat duhet patjetër t’i bëni nëse jeni e dashuruar me mashkullin e shkurorëzuar

Pyetjet të cilat duhet patjetër t’i bëni nëse jeni e dashuruar me mashkullin e shkurorëzuar
Couple talking on sofa

Sot më nuk është e pazakonshme as për t’u çuditur të jeni në lidhje me mashkullin e shkurorëzuar.

Shkurorëzimet janë bërë dukuri gjithnjë e më e shpeshtë, dhe, fatkeqësisht, krejtësisht normale.


Kjo krijon kushte që krejtësisht lehtë të njihni dikë i cili ka kaluar nëpër situata shkurorëzimi, mirëpo aktualisht është i lirë.

Me kalimin e kohës jeta vazhdon, andaj gjithashtu edhe jeta dashurore e atij personi. Dhe kjo është krejtësisht normale.

Vetëm që dikush është shkurorëzuar, nuk do të thotë që është njeri i keq. Nëse nuk ka qenë i mirë për personin e caktuar, nuk do të thotë që nuk është i përsosur pikërisht për ju.

Çfarë të bëni dhe si të silleni kur të njihni dikë të tillë, apo jeni në fillim të lidhjes?

Në vazhdim lexoni se çka duhet të dini për shkurorëzimin e tij, para se të bëhet partneri juaj, transmeton Telegrafi.

Kur është shkurorëzuar?

Kur mendoni për lidhjen me mashkullin e shkurorëzuar, nuk duhet të nguteni. Hulumtoni sa kohë ka kaluar nga shkurorëzimi. Në këtë mënyrë do të mësoni se çka ka bërë me femra të tjera dhe me sa ka pasur lidhje pas shkurorëzimit.

Arsyen përse është shkurorëzuar

Mbase nuk do t’jua zbulojë lehtë, por bëjani me dije se nuk dëshironi të krijoni lidhje serioze me të derisa nuk do t’ju përgjigjet. Verifikoni nëpërmjet miqve se a është e vërtetë ajo që ju ka treguar.

Sa është emocionalisht stabil

Vëzhgojeni se si po sillet ndaj jush, si po reagon ndaj disa pyetjeve dhe veprimeve tuaja. Sepse, nëse hyni shpejt në lidhje me mashkullin i cili akoma nuk e ka harruar ndarjen, për ju do të jetë edhe më keq.

Çfarë marrëdhëniesh ka pasur me ish-bashkëshorten?

Kjo mbase në shikim të parë nuk ju duket edhe aq e rëndësishme, mirëpo në fillimet e para të lidhjes suaj marrëdhëniet e tij me ish-bashkëshorten mund të kenë ndikim tek ju. A mban kontakte akoma me të, nëse po, a vëreni që kjo lidhje nuk është për ju?

A është i gatshëm të vazhdojë akoma?

Është shumë e mundshme që ai dëshiron të argëtohet me ju vetëm që sa më parë ta kapërcejë dhembjen e shkaktuar nga shkurorëzimi. Në qoftë se vërtet ju pëlqen, atëherë duhet të bëni kujdes se çka vërtet dëshiron nga ky argëtim me ju. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Ngjyrat e thonjve që jua bëjnë duart të duken si të vajzave të reja!

Ngjyrat e thonjve që jua bëjnë duart të duken si të vajzave të reja!

Manikyr dhe pedikyr
Kim bëri ndryshimin në pamje dhe kjo nuk është hera e parë që krahasohet me gruan e Kanye

Kim bëri ndryshimin në pamje dhe kjo nuk është hera e parë që krahasohet me gruan e Kanye

Flokë dhe stil
Shëndeti i bebes: Uji është shkaktari i mundshëm i zhvillimit të ekzemës

Shëndeti i bebes: Uji është shkaktari i mundshëm i zhvillimit të ekzemës

Bebja këtu
Si fillon lindja: Janë dy mënyra që mund t’ju tregojnë që lindja ka filluar

Si fillon lindja: Janë dy mënyra që mund t’ju tregojnë që lindja ka filluar

Shtatzëna
Kur testi i shtatzënisë rezulton negativ i rremë: Ka tri arsye për shfaqjen e vetëm një vije, e treta është shumë e rrezikshme!

Kur testi i shtatzënisë rezulton negativ i rremë: Ka tri arsye për shfaqjen e vetëm një vije, e treta është shumë e rrezikshme!

Këshilla dhe arsye
Tre pozicione të sigurta gjumi për gratë shtatzëna

Tre pozicione të sigurta gjumi për gratë shtatzëna

Shtatzëna
Kalo në kategori