LAJMI I FUNDIT:

Putini do të jetë i pamëshirshëm pas sulmit në Moskë, por rusët nuk i besojnë se do t’i mbajë të sigurt

Putini do të jetë i pamëshirshëm pas sulmit në Moskë, por rusët nuk i besojnë se do t’i mbajë të sigurt

Nga: Andrei Soldatov / The Guardian
Përkthimi: Telegrafi.com

Kur Vladimir Putini erdhi në pushtet në vitin 2000, një gjë menjëherë e bëri të qartë: do të jetë ndryshe nga paraardhësit e tij – Boris Yeltsini dhe lideri i fundit i Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbachev – në reagimin ndaj terrorizmit.


Ky ndryshim do të manifestohej në vendosmërinë e tij të deklaruar për të mos u ligshtuar kurrë nga presioni. Ashtu si shumë oficerë të trajnuar në KGB-së dhe të traumatizuar nga rënia e Bashkimit Sovjetik, Putini ishte i bindur se shteti rus ishte aq i brishtë saqë në çdo moment mund të shembej nëse ai lëshon pe ndaj armiqve të tij. Për Putinin dhe miqtë e tij të KGB-së, telefonata e famshme e vitit 1995 nga kryeministri i Yeltsinit, Viktor Chernomyrdin, drejtuar një udhëheqësi të terroristëve për të shpëtuar jetën e pengjeve në një spital në Budionovsk, ishte mënyra më e keqe e mundshme për t’u ballafaquar me terroristët.

E transmetuar drejtpërdrejt në televizionin rus, thirrja e Chernomyrdinit rezultoi me lirimin e grave dhe fëmijëve dhe në përfundimin e Luftës së Parë Çeçene; u pa si poshtërim për ushtrinë ruse. Kjo gjithashtu çoi në reflektimin traumatik në shërbimet ruse të sigurisë dhe forcat speciale.

Putini nuk do të ishte i tillë. Në vitet në vijim, i është përgjigjur sulmit të ri terrorist me më shumë frenime të cilat kanë bërë të pamundur ushtrimin e ndonjë presioni publik ndaj tij dhe ndaj agjencive të tij gjatë ose pas ndonjë sulmi terrorist.

U shfaq censura e rreptë e informacionit rreth sulmeve terroriste. Nga FSB-ja (shërbimet federale të sigurisë) u hetova për herë të parë për publikimin e një analize kritike për një operacion të FSB-së në tetor 2002, kur më shumë se një mijë njerëz u morën peng në një teatër të Moskës. Operacioni special përfundoi me humbje të tmerrshme të më shumë se 130 pengjeve, shumica e të cilëve u vranë nga gazi i përdorur nga FSB-ja.

U përjashtua çdo kritikë e reagimit ndaj shërbimeve ruse të sigurisë dhe u komprometua plotësisht ideja për t’u mbështetur te Duma [Parlamenti] për të gjetur të vërtetën – pas përpjekjes së saj për të hetuar pengmarrjen dhe rrethimin e shkollës në Beslan më 2004.

Deri në vitin 2006, obsesioni i Putinit për të mos u lëshuar pe armiqve të tij, ishte zyrtarizuar në një pjesë të madhe të legjislacionit anti-terror rus “për luftën kundër terrorizmit”, i cili e zëvendësoi ligjin e Yeltsinit të vitit 1998. E kishte një përkufizim të habitshëm të terrorizmit: “Terrorizmi është ideologji e dhunës dhe praktikës së ndikimit në vendimmarrjet nga organet e qeverisë, nga institucionet e qeverisjes lokale ose nga organizatat ndërkombëtare, me anë të frikësimit të popullatës dhe (ose) format e tjera të veprimeve të dhunshme të paligjshme”.

Ai legjislacion i ri theksin e vuri te terrorizmi si diçka që synon shtetin rus, ndërsa ligji i Yeltsinit i vitit 1998 e kishte përcaktuar si diçka drejtuar kundër civilëve. Shërbimet ruse të sigurisë e kuptuan çështjen dhe po ashtu edhe grupet terroriste. Në vitet 1990 dhe në fillim të viteve 2000, terroristët morën pengje dhe bënë kërkesa politike, duke shpresuar se do të detyronin Kremlinin për të negociuar. Më pas kaluan në aktet brutale e të pakuptimta të terrorit, duke e ditur se Kremlini i Putinit nuk do t’i përgjigjej asnjë kërkese.

Grupet terroriste në Kaukazin e Veriut fillimisht vranë personelin e shërbimeve të sigurisë, por më pas vazhduan në masakër duke hedhur në erë një aeroport të Moskës dhe duke sulmuar transportin publik.

Putini është person shumë sistematik. Është mbajtur pas politikës për të mbrojtur agjencitë gjatë gjithë mbretërimit të tij. E ka ruajtur pasardhësin e KGB-së, FSB-në – investimin e tij më të gjatë dhe më të dashur – të pajisur mirë me burime dhe është siguruar të jetë imune ndaj çdo kritike.

Kjo ka ndikuar thellë në kulturën e saj si agjencia kryesore ruse e sigurisë, përgjegjëse për kundër-terrorizmin. FSB u bë shumë efikase dhe novatore në represion. Në ditët e sotme, shërbimet ruse të sigurisë dhe të inteligjencës janë ekspertë botërorë për vrasje dhe tortura. Shoqëria ruse ka parë shumë shembuj të fundit të kësaj: vdekja e tmerrshme e Alexei Navalnyt në shkurt, gjendja e rëndë e të burgosurve politikë, vrasja në muajin e kaluar e një dezertori rus në Spanjë dhe sulmi me çekiç ndaj mërgimit politik në Vilnius të Lituanisë.

FSB-ja është gjithashtu mjaft kompetente në hetimin e sulmeve pas ngjarjes, pjesërisht falë vëzhgimit me video, kombinuar me teknologjinë moderne të identifikimit të fytyrës. E pamë këtë në reagimin e FSB-së ndaj sulmit në komunën Krokus në Moskë. Katër autorë të dyshuar u identifikuan, u ndoqën dhe u arrestuan brenda 24 orëve. Dhe, sigurisht, ata menjëherë u torturuan – njërit prej të dyshuarve iu pre veshi dhe nga forcat speciale u detyrua ta hante, të gjitha këto të regjistruara dhe që menjëherë u zbuluan në mediat pro-Kremlinit.

Por, këto nuk janë cilësitë që ndihmojnë në parandalimin e sulmeve, dhe herë pas here FSB-ja ka dështuar si agjenci e mbledhjes së inteligjencës, sepse nevojiten gjërat e tjera: aftësi për shkëmbimin e informacionit ndërmjet agjencive vendase dhe të huaja, si dhe besimi midis atyre agjencive dhe brenda atyre agjencive. Gjithashtu, duhet të kenë besim te popullata dhe të jenë të gatshme t’ua thonë gjërat shumë të pakëndshme gjeneralëve – madje udhëheqësit të vendit.

Në këtë vend ku nuk lejohen liritë dhe diskutimi politik censurohet, mungon besimi në shërbimet e sigurisë kombëtare. Sigurisht, popullsia e keqtrajtuar do të vazhdojë me narrativën e qeverisë, por frika dhe mosbesimi kanë çuar tashmë në lulëzimin e të gjitha llojeve të teorive konspirative, duke vënë në pikëpyetje dhe duke minuar gjithçka që Kremlini ka thënë për sulmin e së premtes.

Në një moment, populli rus e kuptoi se Putini nuk do të ndalet para asgjëje për ta arritur objektivin e tij dhe se ai është plotësisht i aftë të kryejë çdo krim kundër popullit të vet, sado i tmerrshëm të jetë. Ky është problemi me të cilin përballet pas sulmeve: teknologjia e Vëllait të Madh, forca brutale dhe represioni deri këtu mund ta çojnë. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori