LAJMI I FUNDIT:

Putini e di se në shoqërinë ruse po shfaqen të çarat

Putini e di se në shoqërinë ruse po shfaqen të çarat
Putini në shtabin e fushatës së tij të fushatës në Moskë, më 18 mars 2024 (foto: Natalia Kolesnikova/AFP/Getty Images)

Nga: Samantha de Bendern / The Guardian
Përkthimi: Telegrafi.com

Ndonëse nuk ishte befasi fitorja dërrmuese e Vladimir Putinit me 87 për qind të votave në zgjedhjet ruse, këto zgjedhje ishin të rëndësishme si për Kremlinin ashtu edhe për ata që ishin në opozitë me Putinin.


Me pjesëmarrjen e votuesve në nivelin 74 për qind – më e larta në histori – çdo gjë që është më pak se një fitore dërrmuese do të kishte sugjeruar se ata që nuk e votuan Putinin përfaqësonin një forcë të rëndësishme në politikën ruse. Kjo do të kishte qenë veçanërisht e vështirë në rastin e të riut të ri Vladislav Davankov, i cili me 3.79 për qind të votave doli afër vendit të tretë. Davankovi është përshkruar gabimisht si kandidat kundër luftës – e mbështet paqen dhe negociatat, “por sipas kushteve të Rusisë dhe pa bërë një hap prapa” – por, platforma e tij gjithashtu bëri thirrje për “fjalën dhe mendimin e lirë, në vend të intolerancës dhe denoncimeve”, dhe “hapje dhe pragmatizëm në vend të kërkimit të armiqve të rinj”.

Disa figura të opozitës, duke përfshirë blogerin e njohur Maxim Katz dhe kandidatin e ndaluar Boris Nadezhdin, deklaruan publikisht se do të votonin për të. Sipas Vote Abroad, Davankovi fitoi shumicën e votave në qendrat e votimit ruse në vendet e tjera. Me një kandidat të tillë “subversiv” në fletën e votimit, asgjë tjetër përveç fitores absolute nuk do ta lejonte Putinin të flinte natën.

Rusia do të bëhet edhe më e paqëndrueshme
Lexo po ashtu Rusia do të bëhet edhe më e paqëndrueshme

Për goxha do kohë ishte e qartë se Kremlini i shihte këto zgjedhje si provë të legjitimitetit të regjimit. Raportohet se ka shpenzuar afro një miliard euro në fushatën zgjedhore, me fonde të dedikuara – në masë të madhe – për të siguruar pjesëmarrje të madhe. Nuk mjaftonte që Kremlini të fitonte zgjedhjet – gjithashtu duhej të demonstronte angazhimin publik. Pati një shtysë për votim të hershëm, veçanërisht në territoret e pushtuara në Ukrainë, ku zyrtarët zgjedhorë – të shoqëruar nga burra të armatosur në uniformë – trokitën në dyert e njerëzve dhe me mirësjellje i pyetën nëse donin të votonin më herët. Ata që nuk kishin ende pasaporta ruse, u lejuan të përdornin letërnjoftimet e tyre ukrainase. Për të tërhequr njerëzit, në Rusi kishte lotari, disko dhe mensa të zakonshme në qendrat e votimit.

Zgjedhjet shënuan gjithashtu kulmin e javëve të protestës modeste, por të qëndrueshme për ata që kundërshtojnë Putinin. E veja e Alexei Navalnyt u bëri thirrje mbështetësve të tij që të dalin në qendrat e votimit të Rusisë, në mesditën e 17 marsit, për të treguar solidaritetin e tyre me lëvizjen anti-Putin. Pjesëmarrja në këto protesta, si në Rusi ashtu edhe jashtë, ishte e konsiderueshme. Varri i Navalnyt, të cilin autoritetet e kishin pastruar nga lulet që vajtuesit kishin sjellë që nga funerali i tij, u mbulua me fletët e votimit të cilat votuesit i kishin sjellë nga qendrat e votimit.

Zgjedhjet shënuan edhe akte të tjera rebelimi, të cilat as shtypi zyrtar nuk mund t’i anashkalonte. Agjencia shtetërore e lajmeve Tass raportoi për arrestime pas një numri të zjarreve dhe shpërthimeve, me votuesit që hodhën kokteje molotovi në qendrat e votimit, ose përndryshe prishje të fletëvotimeve duke derdhur ngjyrë ose dezinfektues të gjelbër – të njohur si zeljonka – në kutitë e votimit. Simbolika ironike e kësaj të fundit nuk do t’i ketë humbur as votuesve dhe as regjimit: Navalny u lëndua rëndë në sy kur u lag me dezinfektuesin e gjelbër të përzier me një lëndë gërryese në vitin 2017.

Teksa forcat e armatosura ruse luftojnë mes vete, është e vështirë të dihet se kush e ka kontrollin
Lexo po ashtu Teksa forcat e armatosura ruse luftojnë mes vete, është e vështirë të dihet se kush e ka kontrollin

Në shumë mënyra, edhe pse rezultati ishte paraprakisht i njohur, këto zgjedhje japin disa mësime të rëndësishme. Duhet të inkurajohemi nga aktet e rezistencës së guximshme, të cilat tregojnë se shoqëria civile ruse është ende e gjallë, pavarësisht nga përpjekjet e Putinit për ta shtypur atë. Megjithatë, shumica e popullsisë ende e mbështet regjimin. Analisti veteran i Rusisë, Mark Galeotti, sugjeron se pa mashtrime Putini do të ishte zgjedhur ende lehtësisht me një shumicë prej 60 për qind në raundin e parë.

Fakti se Putini patjetër përpiqej ta rriste këtë numër, pavarësisht mbështetjes së gjerë, tregon se Kremlini ka braktisur çdo pretendim se Rusia është diçka tjetër veçse një diktaturë njëpartiake. Putini gjithashtu dukej i trimëruar se sa mirë shkuan zgjedhjet; në konferencën e tij për shtyp, pas zgjedhjeve, ai më në fund e tha me zë të lartë emrin e Navalnyt. Me fuqinë e tij të çimentuar mirë, nuk ka më frikë nga armiku i tij kryesor, apo edhe nga fantazma e tij. Ka të ngjarë që ai do ta përdor rezultatin e këtyre zgjedhjeve të Potemkinit, si vulë legjitimiteti për të justifikuar më shumë shtypje, luftë të intensifikuar dhe një raund tjetër mobilizimi.

E vërteta poshtëruese e Putinit
Lexo po ashtu E vërteta poshtëruese e Putinit

Ndoshta sundimi i Putinit është i sigurt. Por, ndarjet në shoqërinë ruse janë shfaqur, qofshin ata qindra-mijëra votues që u regjistruan për kandidatin e ndaluar kundër luftës, Nadezhdin, ose shumë nga ata që protestuan në mbështetje të Navalnyt dhe nuk votuan ose prishën fletëvotimet e tyre ku emri i tij nuk shfaqej. Rezultati i zgjedhjeve është fasadë për një regjim të kalbur që në thelb është i zbrazët dhe ka nevojë për gënjeshtra, dhunë dhe luftë për të mbijetuar. Dhe, ka të ngjarë që pakënaqësia të rritet teksa thellohen privimet nga lufta dhe represioni.

Mund të duhen vitet që përçarja në shoqërinë ruse të dobësojë regjimin. Por, përçarja është aty – dhe nevoja e Putinit për fitore absolute tregon se ai është i vetëdijshëm për këtë. Ai e di se sa shpejt ra komunizmi në Evropë, kur një zinxhir i vogël ngjarjesh e krijoi një valë të baticës. Ai gjithashtu njihet për faktin se është i dhënë pas simbolikës së datave. Prandaj, është mirë ta tallni me këtë kujtesë të vogël: më 17 mars 1985, diktatori brutal i Rumanisë, Nicolae Ceaușescu, u rizgjodh me 100 për qind të votave të Parlamentit dhe u rizgjodh me afro 100 për qind të votave popullore. Pas katër vjetëve e nëntë muajve në mandatin e tij, revolucioni përmbysi regjimin dhe ai u qëllua për vdekje nga policia e tij sekrete. /Telegrafi/

Pas një viti të dështimit ushtarak, Putini u tërhoq thellë në iluzion – duke e tërhequr pas vetes popullin rus
Lexo po ashtu Pas një viti të dështimit ushtarak, Putini u tërhoq thellë në iluzion – duke e tërhequr pas vetes popullin rus