LAJMI I FUNDIT:

Putin i vendosur: Rusia do ndërtojë raketa bërthamore

Putin i vendosur: Rusia do ndërtojë raketa bërthamore

Presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi të hënën se Moska do të detyrohet të zhvillojë raketa bërthamore me rreze të shkurtër dhe të mesme veprimi me bazë në tokë, nëse Shtetet e Bashkuara fillojnë ta bëjnë këtë pas shfuqizimit të një traktati historik për kontrollin e armëve.

Të premten, Shtetet e Bashkuara dolën zyrtarisht nga Traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme Veprimi, pas arritjes në përfundimin se Moska po e shkelte traktatin dhe kishte stacionuar tashmë të paktën një lloj rakete të ndaluar, një akuzë që Kremlini e mohon.


Presidenti Putin zhvilloi të hënën një takim me Këshillin e tij të Sigurisë pas së cilës ai urdhëroi ministritë e mbrojtjes e të jashtme si dhe Shërbimin e Zbulimit të monitorojnë nga afër ndonjë hap që Shtetet e Bashkuara mund të ndërmarrin për të zhvilluar, prodhuar ose stacionuar raketa të ndaluara në bazë të traktatit të shfuqizuar.

Ndërkohë, ai tha se tani është me rëndësi thelbësore për Moskën dhe Uashingtonin të rifillojnë bisedimet për kontrollin e armëve.