LAJMI I FUNDIT:

Putin nuk e ka ndërmend ta ndalojë luftën në Ukrainë

Putin nuk e ka ndërmend ta ndalojë luftën në Ukrainë

Vladimir Putin ka thënë se Rusia do të luftojë për të mbrojtur interesat e saj duke përdorur të gjitha mjetet në dispozicion.

Duke folur në një seancë televizive të Këshillit të tij për të Drejtat e Njeriut, presidenti rus u ankua gjithashtu se Perëndimi e trajtonte Rusinë si një qytetar të klasit të dytë pa të drejtë ekzistence.


Ai gjithashtu u përpoq të shuante thashethemet për një mobilizim të dytë vitin e ardhshëm, duke thënë se nuk kishte nevojë për të kryer një thirrje shtesë, raporton skynews.

Presidenti rus tha se nga 300 mijë rezervistët e mbledhur, rreth 150 mijë u vendosën në zonën e asaj që Moska e quan “operacioni i saj special ushtarak” në Ukrainë.

Rreth 77 mijë ishin në njësi luftarake dhe pjesa tjetër kryenin funksione mbrojtëse, tha ai.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt duke shkaktuar viktima të shumta dhe dëme materiale. /Telegrafi/