LAJMI I FUNDIT:

PUTHJA

PUTHJA

Poezi nga: Yevgeny Baratynsky
Përktheu: Maksim Rakipaj

Ajo puthje, që më bëre dhuratë,
Ndër vegimet e mi ende më ndjek:
Në zhurmat ditën, në heshtjet çdo natë,
E ndjej sa më ngjiti dhe ende djeg!


Më mbyllen sytë kur gjumi mbrrin,
Vjen me ëndrrën ti, vjen kënaqësia!
Shkon lumturia kur shuhet ky vegim,
Mbetet rraskapitja dhe dashuria.