LAJMI I FUNDIT:

Pushuesit në Vlorë nuk ndihen të sigurt, mungojnë kullat e vrojtimit

Pushuesit në Vlorë nuk ndihen të sigurt, mungojnë kullat e vrojtimit

Në Vlorë kullat e vrojtimit janë të pranishme pothuajse në të gjithë vijën bregdetare, por në to mungojnë vrojtuesit.

Vetëm në qershor kanë humbur jetën dy persona por masat vijojnë të mbeten të njëjta.


Pushuesit thonë se nuk ndihen të sigurt për fëmijët dhe jetën e tyre pasi nuk ka roje plazhi.

Federata Kombëtare e Vrojtuesve të Plazhit shprehet se janë trajnuar rreth 130 vrojtues por operatorët privat nuk zbatojnë ligjin për punësimin e tyre.

Bashkia e Vlorës u ka dërguar bizneseve që operojnë përgjatë bregdetit një shkresë zyrtare për të plotësuar kriterin e vendosjes se vrojtuesve të plazhit.