LAJMI I FUNDIT:

Pushteti dhe opozita maqedonase në debat të ashpër për politikat ekonomike të Qeverisë

Pushteti dhe opozita maqedonase në debat të ashpër për politikat ekonomike të Qeverisë

Me disa replika dhe kundërreplika po zhvillohet debati kuvendar ku deputetët debatojnë për rikonstruimin e Qeverisë. Pas ndërprerjes së rregullt, deputetët debatuan rreth tre orë e ku përsëri u dha pauzë deri në ora 19:30.

Në debatin e sotëm, deputetët e pozitës dhe opozitës biseduan për politikat ekonomike të Qeverisë, por gjithashtu u fol edhe për Marrëveshjen e Prespës si dhe për marrjen e datës së bisedimeve me Bashkimin Evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Deputetët nga opozita kritikuan pushtetin për politikat ekonomike që sipas tyre nuk japin rezultate ndërsa kryeministri Zoran Zaev tha se në periudhën e ardhshme do të ketë, zëvendësim të kontributeve, rritje të pensioneve dhe rritje të pagave në shëndetësi. Sipas tij, mund të arrihet deri te paga mesatare prej 500 eurove.

“Një pjesë e qytetarëve do të marrin 20.000 denarë pagë neto dhe 6.000 apo 9.000 denarë marrin kesh. Pse e bëjnë këtë shefat? Që të mos paguajnë kontribute. Edhe ata paguajnë tatim personal, paguajnë mbi fitimet dhe japin para në për punëtorët. Në këtë rast, do të ndërmarr hapa, do t’i zëvendësoj kontributet, 90 për qind, vetëm në një rast, të stabilizohet fondi pensional”, tha Zaev.

Në akuzat e opozitës maqedonase se politikat ekonomike nuk japin rezultate dhe se borxhi është i madh dhe se nuk ka investime të huaja, kryeministri Zaev theksoi se investimet e huaja janë më të mëdha në Evropës krahasuar me BPV-së të vendit, paga mesatare është rritur, janë zgjidhur problemet me subvencionet në bujqësi nga e kaluara dhe ka rritje të prodhimit në bujqësi.

“Qytetarët janë të kënaqur. Mund të mos jenë të kënaqur deri në fund, po për këtë punojmë”, tha Zaev duke thënë se qytetarët janë më të kënaqur tani se sa në të kaluarën.

Deputeti i LSDM Kostadin Kostadinov tha se tregues më i mirë se ekonomia shkon në drejtim të mirë është rritje e BVP-së në tremujorin e parë të këtij viti për 4.1 për qind, që sipas tij, motivon rritje të pagës minimale dhe mesatare dhe të pensioneve dhe do të kontribuojë në përmirësimin e standardit jetësor./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori