LAJMI I FUNDIT:

Pushkë automatike, raketahedhës e tanke: Brenda panairit më të madh të armëve (Foto/Video)

Pushkë automatike, raketahedhës e tanke: Brenda panairit më të madh të armëve (Foto/Video)

Në Londër, është hapur panairi më i madh i armëve qofshin ato të rënda apo të kalibrit të lehtë, por ky panair ka shkaktuar reagime të ashpra të disa protestues që filluan të bëhen të dhunshëm, dhe si pasojë e kësaj janë arrestuar qindra prej tyre.

Afro 1,600 armë të ndryshme të prodhuara në 54 vende të botës, janë duke u prezantuar në ExCel në qendër të Londrës, transmeton Telegrafi.


Ky panair është organizuar nga DSEI, që ka për qëllim të mbledh fuqitë e mëdha botërore për të shkëmbyer ide sa i përket sektorit të mbrojtjes.

Ky panair është ndarë në pesë zona kyçe: forcat ajrore, tokësore, detare, të sigurisë dhe kundërterrorit, ku janë duke u prezantuar pajisjet më moderne.

Vizitorët do të mund të shohin tanket, raketahedhësit dhe pushkët e ndryshme automatike të teknologjisë më të fundit.

Por, qindra protestues janë munduar të bllokojnë këtë event, ku si pasojë ka pasur përplasje me policinë.

Zëdhënësi i policisë metropolitane ka konfirmuar se deri më tani janë arrestuar 102 persona. /Telegrafi/