Gjëra të tilla vështirë të shihen ndonjëherë

Mysafirët e një hoteli në Sydney të Australisë, panë në parking një skenë shumë të pazakontë, transmeton Telegrafi.

Subaru SVX, kishte përfunduar sipër një Porsche Carrera me tavan të hapur, ndërsa një Kia Cerato ishte përplasur për muri.

E tëra kishte ndodhur pasi punonjësi e ka shtypur pedalin e gazit më shumë se që duhet, ndërsa nuk ka mundur ta mbajë nën kontroll makinë e shpejtë, duke përfunduar kështu sipër tjetrës.

Në të njëjtën kohë edhe përplasi një Kia, e cila u shtyp për muri.

Për fat të mirë, askush nuk është lënduar kurse mbrojtësit e rendit arritën me shpejtësi, që ta nxjerrin punonjësin prej makinës së dëmtuar.

Për ta nxjerrë atë, u desh të bëhen disa prerje me sharrën elektrike, andaj duhet një riparim mjaft i gjatë, që ky 911 të kthehet sërish në rrugë.

Makina që shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, e arrin për 4.7 sekonda, besohet se ishte rreth 80 kilometra në orë kur u përfshi në këtë aksident.

Raportohet se punonjësi është lënë i lirë gjatë asaj dite, megjithëse nuk pësoi ndonjë lëndim. Nuk bëhen të ditura dëmet, por dihet se janë të konsiderueshme dhe aty është ftuar krani që t’i transportojë për në punëtorinë riparuese. /Telegrafi/