LAJMI I FUNDIT:

Punonjëse e doganës, kush është 62-vjeçarja që i vendosën tritolin në banesë në Shkodër

Punonjëse e doganës, kush është 62-vjeçarja që i vendosën tritolin në banesë në Shkodër

Një shpërthim tritoli ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shkodër në banesën e shtetases Frida Sala 62 vjeçe.

Ka qenë ora 3:40 kur eksplozivi shpërtheu në shtëpinë e 62-vjeçares. Nga kjo ngjarje ka vetëm dëme materiale të shkaktuara në derën e shtëpisë, mure dhe dritaret që janë thyer dhe një automjet që ndodhej i parkuar, raporton Euronews Albania.


Ndërkohë brenda banesës ka qenë e gjithë familja Sala. Menjëherë në vendin e ngjarjes mbërritën forcat e policisë duke nisur hetimet për vendosjen e sasisë së tritolit.

Policia ka arritur që të sigurojnë pamjet e momentit të autorit të dyshuar i cili vjen me një motorr me skafandër në kokë dhe pasi hedh lëndën eksplozive në banesën e familjes Sala largohet me shpejtësi.

Nga kamerat policia nuk ka arritur që ta identifikohej autorin deri më tani për shkak të skafandrës që mbante në kokë. 62 vjeçarja Frida Sala e cila punon në doganën e Hanit të Hotit tek peshorja duke peshuar mallrat që hynë e dalin në atë doganë ka deklaruar se nuk ka konflikte me askënd.

Shtetasja Frida Sala deklaroi se ishin zgjuar dhe po bëheshin gati për të ngrënë vaktin e syfyrit duke qenë se agjërojnë në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit. 62 vjeçarja del në pension për pak muaj dhe policia për momentin nuk e lidh ngjarjen me punën e saj.

Policia ka marrë në pyetje edhe djalin e 62-vjeçares, shtetasin Dori Sala, i cili po ashtu ka deklaruar se nuk ka konflikte me askënd dhe se nuk e di se kush mund të jenë autorët. Ky i fundit punon në një kompani interneti dhe nuk njihet si një person problematik.

Vëllai tjetër ndodhet në Itali dhe punon si shofer kamioni. Deri më tani për policinë është i paqartë motivi i kësaj ngjarje. E gjithë familja bashkë me komshinjtë në një rrugicë të vogël në lagjen “Tom Kola” në Shkodër janë tronditur nga ky shpërthim i fortë i cili është dëgjuar në gjithë atë zonë.

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori