Punimet në rrugën “Fehmi Agani”, mund të përfundojnë para afatit (Foto)

11:"Patrik Domi
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, bashkë me Drejtorin për Investime Kapitale dhe Menaxhim të Kontratave, Gëzim Mehmetin, vizituan sot punishten në rrugën “Fehmi Agani”.
"Banorët dhe bizneset e kësaj rruge ka kohë që kanë probleme me kanalizimin, problem ky që tani po zgjidhet. Po bëhet rregullimi edhe i kanalizimit fekal, edhe i atij atmosferik, e po ashtu edhe i sistemit të ujësjellësit", thuhet në njoftimin për media.
Punimet është paraparë që të zgjasin 60 ditë, por duke e parë dinamikën e punës, mund të përfundojnë edhe më herët. Tashmë janë kryer më shumë punë, se që është planifikuar për këtë periudhë dyjavore. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
11/04/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


























































