LAJMI I FUNDIT:

Punime në rrjet, KEDS-i njofton për vendet ku do ketë ndërprerje të energjisë elektrike

Punime në rrjet, KEDS-i njofton për vendet ku do ketë ndërprerje të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se do të kryhen punime për siguri të sistemit energjetik dhe si rezultat në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.

KEDS tregon se këto punime do të realizohen vetëm në rajonin e Prishtinë.


“Nga TS 110/35/10kV Palaj do të ndërpritet NS Palaj 35-kV dhe pa tension mbesin të gjitha daljet 10kV prej orës 10:00 deri në ora 14:00. Pra, vendet mulliri Palaj, Hade-Miniera, Hade, Hamidi, Lajthishtë, Kulla Sibovc, Sibovc te Kangjelët, Sibovc te Kelmendët, Shipitullë, Grabovci, te Mjekiqi, Bivolak te Saraqët, Plemetin-Xhemnicët dhe konsumatorët e fshatit Sibovc, qyteti i Obiliq (një pjesë), Mazgit i Epërm dhe i Ulët, Magjistralja Prishtinë-Mitrovicë, Subotiqi dhe Kijaci, Fidanishtë, Fidanishtë-Kastriot, Hashanët, Elektromonti, Palaj, Stanovci i Ulët, Prilluzha, Lumi i Madh, Gllavotini Bivolaku, Zhilivoda, Strovci dhe Bequku”, njofton KEDS.

Sipas kompanisë, arsyeja e ndërprerjes është për siguri të sistemit, instalimin e TR2 dhe balancimin e ngarkesës në nënstacion. /Telegrafi/