Punime në disa lagje dhe fshatra të Mitrovicës në rrjetin e ujësjellësit

KRU Mitrovica ka njoftuar se ekipet e saj të mirëmbajtjes do të realizojnë punime të planifikuara në disa lokacione në kuadër të rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit.
Sipas njoftimit, ndërhyrjet në rrjetin e ujësjellësit do të zhvillohen në rrugët “Ujmani”, “Hajriz Bislimi” në Lushtë, “Idriz Seferi”, “Ali Pashë Tepelena” dhe “Qazim Cimili”, si dhe në lagjen “Koloni” dhe fshatin Suhodoll.
Ndërkaq, punime në rrjetin e kanalizimit do të kryhen në rrugën “Nexhip Dragaj” dhe në fshatin Frashër.
Kompania ka bërë të ditur se gjatë realizimit të punimeve mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në zonat e përfshira.
“Gjatë realizimit të punimeve në rrjetin e ujësjellësit, furnizimi me ujë të pijshëm në zonat e përfshira mund të ndërpritet përkohësisht”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, KRU Mitrovica ka paralajmëruar se pas rikthimit të furnizimit mund të paraqitet turbullirë e përkohshme e ujit si pasojë e ndërhyrjeve teknike në rrjet.
“Në rast se uji është i turbullt, ju lutemi që ta lini rubinetin të rrjedhë për disa minuta, derisa uji të kthjellohet plotësisht”, njofton kompania.
KRU Mitrovica ka kërkuar mirëkuptimin e konsumatorëve për shqetësimet e mundshme gjatë kohës së realizimit të punimeve. /Telegrafi/




































