Punime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në Mitrovicë

KRU "Mitrovica" ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes do të zhvillojnë punime të planifikuara në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në disa zona të Mitrovicës.
Sipas njoftimit, punimet në rrjetin e ujësjellësit do të realizohen në këto lokacione: Rruga “Dëshmorët e Kombit”, Rruga “2 Korriku”, Rruga “Sherif Jusufi”, Rruga “Fadil Deliqi”, Rruga “Ali Gaxha”, Parku i Qytetit, Fshati Lushtë, Qendra e Kulturës.
Ndërsa ndërhyrje në rrjetin e kanalizimit do të ketë në: Rruga “Esat Imeri”, Rruga “Muzeu”, Rruga “Evlia Qelebia”, Rruga “Harun Beka”, Rruga “Kalabria”, Rruga “Mbretëresha Teuta”, Fshati Vërnicë, Fshati Vaganicë.
KRU "Mitrovica" ka bërë të ditur se gjatë realizimit të punimeve në rrjetin e ujësjellësit mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në zonat e përfshira.
Pas rikthimit të furnizimit, për shkak të ndërhyrjeve teknike, mund të shfaqet turbullirë e përkohshme e ujit. Në këto raste, konsumatorët këshillohen ta lënë rubinetin të rrjedhë për disa minuta, deri në kthjellimin e plotë të ujit. /Telegrafi/



































