LAJMI I FUNDIT:

Në Indi, punëtori pështyu në pijen e menaxheres (Video)

Në Indi, punëtori pështyu në pijen e menaxheres (Video)

Menaxherja e një kompanie në Uttar Pradesh të Indisë, kishte vendosur kamera të fshehta, pasi dyshonte në një punëtor, sjelljet e të cilit ndryshuan së fundmi.

Dyshimet e saj dolën të jenë të vërteta, pasi u gjet se i njëjti pështyu në pijen e saj, para se t’ia dërgonte, transmeton Telegrafi.


Videoja që mund të shihni më poshtë, e tregon atë teksa shikon në të dy anët nëse ka njeri, para se të kryej këtë veprim të pështirë.

Nuk bëhen të ditura motivet e sjelljes së tij, por me të parë pamjet atë e kanë larguar nga puna, ndërsa pritet që së shpejti të paraqitet para drejtësisë.

Para një viti, gjykata në një regjion të Indisë, është marrë me një rast pothuajse të ngjashëm, ku një punonjës hidhte urinë në pijen e punëdhënësit. Por, për mungesë të ligjit, asnjëri prej tyre nuk është dënuar. /Telegrafi/