LAJMI I FUNDIT:

Punëtori bie në kontakt me rrymën gjatë punës, arrestohet pronari i një firme në Gjakovë

Punëtori bie në kontakt me rrymën gjatë punës, arrestohet pronari i një firme në Gjakovë
Foto: Arkiv

Një person pronar i një firme është arrestuar në Gjakovë, pasi që një punëtor ka pësuar lëndime derisa ishte duke kryer punime në një shtëpi private.

Rasti ka ndodhur mesditën e së shtunës në fshatin Molliq të Gjakovës, ku viktima kishe pasur kontakt me telin e rrymës dhe ka pësuar lëndime.

Viktima është dërguar në Emergjencën e Gjakovës dhe më pas është transferuar në QKUK-së ku është duke marrë tretman mjekësorë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pronar i një firme i cili së bashku me viktimën mashkull kosovar kishin qenë duke kryer disa punime në një shtëpi private, viktima kishte pësuar lëndime trupore gjatë kontaktit me telin e rrymës. Viktima është dërguar në Emergjencën e Gjakovës dhe më pas është transferuar në QKUK-së ku është duke marrë tretman mjekësorë. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore si dhe inspektori i punës”, thuhet në raportin e policisë.

Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policorë për 48 orë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori