LAJMI I FUNDIT:

Punëtorëve u rriten pagat, performanca zero

Punëtorëve u rriten pagat, performanca zero

Është shqyrtuar Raporti i performances së Ndërmarrjeve Publike për vitin 2014 në në Komisionin parlamentar për Zhvillim Ekonomik.

Kryetari i Komisionit për Zhvillim Muhamet Mustafa tha se në shumicën e ndërmarrjeve publike janë ngritur pagat e punonjësve edhe pse nuk ka performancë të mirë.


Deputeti i PDK-së Raif Çela tha se bordet jo që nuk kanë llogaridhënie, por ato borde udhëhiqen edhe nga njerëz jo profesionistë.

Sipas tij në PTK rënia e të hyrave nuk është vetëm nga aplikacionet e reja në telefoni por edhe në forma të tjera për shkak të keqmenaxhimit.

Deputeti Besim Beqaj tha se raporti ka mangësi financiare për ndërmarrjet publike. Por sipas tij boshllëku është edhe për performancën e bordeve.

Ai kërkoi të votohet ky raport për shqyrtim në seancën e kuvendit, ndërsa pret që që raporti për vitin 2015 do të jetë edhe më i keq për nga performancca e ndërmarrjeve publike.

Deputeti Fatmir Rexhepi tha se gjendje e rëndë e menaxhimit në PTK dhe KEK, por menaxhohen keq dhe nuk po udhëhiqen si duhet. Sipas tij Qeveria ka për obligim t’u kushtojë rëndësi më të mëdha për ndërmarrjet publike pasi që sipas Rexhepit këto kanë peshë të madhe për vendin.

Deputeti Blerim Grainca tha se ky raport nuk duhet votuar meqë sipas tij ka mangësi dhe nuk e pasqyron mirë çështjen edhe të punësimit. Ai tha se anëtarët e bordeve mbeten me shumë privilegje dhe pak performancë. /Telegrafi/