LAJMI I FUNDIT:

Punëtorët teknikë në Qendrën e Studentëve s’pajtohen me pagë nën 400 euro neto

Punëtorët teknikë në Qendrën e Studentëve s’pajtohen me pagë nën 400 euro neto

Ka vazhduar edhe sot greva e 250 punëtorëve teknikë të Universitetit të Prishtinës dhe të Qendrës së Studentëve, me kërkesën për rritjen të pagave.

Që nga ora 7 e mëngjesit kanë qëndruar ulur para objektit të konviktit numër pesë.


30 punëtorë të Qendrës së Studentëve kanë vazhduar sot ditën e tetë të grevës me kërkesën për rritje të pagave, vetëm se për dallim nga ditët e kaluara, atyre sot nuk iu lejua hyrja brenda objektit.

Adile Rexhepi thotë se tash e sa ditë pronari i kompanisë nuk po merret me kërkesën e tyre.

“Kur kemi ardhur në ora shtat këtu, jemi afruar për të hyrë në korridor, recepsionistët kanë qenë duke e mbajtur derën me çelës dhe s’na kanë lejuar të futemi, kanë thënë shpërndahuni nëpër konvikte”, ka deklaruar Adile Rexhepi, punëtore në Qendrën e Studentëve.

Por për kërkesën e tyre një përgjigje e ka dhënë pronari i kompanisë private të pastrimit.

Arben Kuqi i ka thënë TV Dukagjinit se nga të hollat vetanake u ka ofruar rritje të pagës për 20 euro, por ata sipas tij, kanë refuzuar.

“Janë të kontraktuar me neve në bazë të kontratës që kemi me Qendrën e Studentëve, punëtorë që janë aty kanë kërkuar nga Qendra e Studentëve rritjen e pagës. Nëse e bëjnë ata rritjen ne pajtohemi, por përderisa e kemi të nënshkruar një kontratë me Qendrën e Studentëve ne nuk mundemi me rrit pasi është paraparë paga bruto prej 320 euro”, ka deklaruar Arben Kuqi- kompania e pastrimit “Beni”.

Ngjashëm si këtu, ditën e tetë të grevës e kanë vazhduar edhe punëtoret teknikë të Universitetit të Prishtinës.

Por, situata e tyre është ndryshe.

Kontrata e kompanisë aktuale skadon muajin e ardhshëm, andaj dhe UP-ja ka përpiluar një ofertë të re, ku rritja për pozitën më të ulët, atë të rojës parashihet të jetë 42 euro cila e çon lartësinë e pagës në 322 euro, pagë përafërsisht e ngjashme që ka propozuar për pozitën e pastruesit.

Për tenderin e ri, UP-ja ka buxhet më të lartë për rreth 800 mijë euro për shërbimet e sigurimit dhe pastrimit, por njëkohësisht është paraparë rritje e numrit të nëpunësve dhe orëve të shërbimit.

Në një situatë të tillë, sipas tyre, pamundësohet rritja më e madhe e pagave.

“Edhe këta parametra nuk kanë lënë hapësirë për ngritje më të madhe të lartësisë së minimumit të pagës bruto, pasi kjo do të ndikonte pastaj në rritjen edhe të vlerës së parashikuar të kontratës”.

Por me këtë propozim që ndonëse nuk iu dorëzua zyrtarisht, nuk u pajtuan vetë punëtorët.

“Punëtoret në mënyrë unanime kanë vendosur se do të dalin nga greva vetëm atëherë kur marrin zyrtarisht vendimin që do të jetë paga 400 euro neto. Ne jemi bazuar në këtë duke u nisur nga ligji I pagave I shërbyesve civil”, ka thënë Jusuf Azemi- sindikata e Sektorit Privat.

Data e fundit për të aplikuar për këtë tender ishte 23 shkurti.

Në trend Lajme

Më shumë
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Kalo në kategori