LAJMI I FUNDIT:

Punëtorët teknik të shkollave ende në grevë për pagat

Punëtorët teknik të shkollave ende në grevë për pagat

Sindikata e Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës njofton se sot kryetari i kësaj Sindikate Jusuf Azemi me përfaqësuesit e shoqatave sindikale të punëtorëve teknik të shkollave “Asim Vokshi ”, “ Gjergj Fishta”, “ Dardania ”, “ Ismail Qemaili”, “ Pjetër Bogdani” , të cilët janë duke bërë grevë në lidhje me pagat.

“Të gjithë përfaqësuesit e shkollave përcollën mesazhet e punëtorëve se nuk lëvizin nga greva për derisa nuk realizohet pagesa e të ardhurave”, thuhet në njoftimin e Sindikatës.


Në komunikatë theksohet se të gjithë drejtorët e shkollave po sillen mirë me grevistët dhe po tregojnë solidaritet, por një mbështetje e fuqishme po u vjen edhe nga punëtorët e arsimit gjegjësisht mësimdhënësit.

“Kështu do të veprohet deri me 18 shtator, pas kësaj date nëse pagat nuk paguhen atëherë do të ndryshojë strategjia e grevës”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/