LAJMI I FUNDIT:

Punëtorët teknik protestojnë për 0.5% e përvojës së punës

Punëtorët teknik protestojnë për 0.5% e përvojës së punës

Punëtorët teknik të disa shkollave fillore dhe të mesme të Prishtinës, si dhe punëtorët e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, kanë protestuar sot para Komunës së Prishtinës lidhur me mospagesën prej 0.5 për qind për përvojën e punës, e cila sipas tyre, ishte premtuar që para 3 muajsh.

Ata pretendojnë se kjo pagesë është bërë vetëm për punëtorët teknik të Komunës së Prishtinës. Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi tha se në mënyrë që ky premtim i dhënë nga Komuna e Prishtinës të realizohet, ata kishin kompletuar tërë dokumentacionin e duhur dhe po të njëjtën e kishin dërguar në Komunë.
“Qëllimi kësaj proteste është sepse pas shumë bisedimeve të pa tensionuara në mes të sindikatës dhe Drejtorisë së Arsimit dhe Drejtorisë së Shëndetësisë, sindikata e shëndetësisë, sindikata e sektorit privat të Kosovës ka arritur marrëveshje me këto dy drejtori që të bëhet pagesa e 0.5%Ne këtë marrëveshje, e kemi arritur në muajin shkurt dhe fatbardhësisht që të tri palët kemi qenë të angazhuar sa më shpejt në implemen timin e kësaj pagese. Ne për të ia lehtësuar punën kuvendit, administratës së kuvendit, ne si sindikatë kemi marrë për obligim që të gjithë dokumentacionin për 0.5% për përvojën e punëtorëve që e kanë pasur në kompanitë e tyre. Ne e kemi kompletuar dokumentacionin qysh me 15 mars të këtij viti. Momentin që ne e kemi dorëzuar dokumentacionin në komunë e kemi njoftudrejtorin e prokurorisë që dokumentacioni është i gatshëm në zyrën e tyre dhe në fund të marsit duhet të bëhet pagesa”, tha Azemi.


Ai theksoi se kanë qenë të obliguar që të dalin me një protestë paqësore dhe të kërkojnë se për çfarë arsye nuk është bërë pagesa e 0.5%, kur punëtorët për të njëjtin profesion që e punojnë nga e njëjta kompani, që e mirëmbajnë Komunën e Prishtinës kanë marrë këto paga dhe punëtorët e këtyre qendrave nuk kanë marr pagën me 0.5%.

Ai paralajmëroi se nëse brenda javës nuk qesin mjetet që iu takojnë, ata do ta ndalim punën dhe nuk do të funksionojnë në të gjitha Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe në të gjitha shkollat që janë të privatizuar dhe i financon Komuna e Prishtinës.

Drejtori i shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Arben Vitia tha se për shkaqe teknike nuk kanë mundur të realizojnë premtimin, por që ky 0.5% do të realizohet në qershor.

“Sa i përket Qendrave të Mjekësisë Familjare, ka dy ose tre muaj që kemi pasur një takim me Z. Azemi, ku jemi dakorduar që kjo të bëhet. Mund t’u tregoj që kjo është në proces, për shkak të disa problemeve teknike, nuk ka mund të filloj nga maji, mirëpo, kjo është vetëm në fazën e fundit, në përfundim të gjitha proceseve teknike dhe administrative që lidhen me këtë çështje sepse duhet të kuptoni që është dashur n ga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare të nxirret të gjitha vitet e përvojës së punës për t’u paguar 0.5%, dhe mund të them që shumë shpejt kjo do të bëhet. Ne po shpresojmë që nga qershori do të fillojmë t’i bëjmë pagesat. Ky është vetëm një proces që nuk mund të paragjykoj se për sa do të kryej prokurimi, mirëpo, iu garantoj që kjo është duke mbaruar dhe shumë shpejt”,tha Vitia.

Azemi u kundërpërgjigj duke thënë se prokurimi duhet të shpejtoi procedurat sepse është shumë kohë e gjatë. Ai tha se nuk do të presin deri në qershor sepse ka pasur afat të mjaftueshëm që kjo punë të përfundohet. Ndërsa, Vitia tha se do të gjejnë një zgjidhje të përbashkët dhe premtoi që punëtorëve që iu takon, do ta marrin 05 %.

Jusuf Azemi tha se punëtorët do të presin vetëm deri pasnesër dhe nëse kjo nuk realizohet të gjithë punëtorët do të ndalin punën.

Në protestën e sotme morrin pjesë rreth 60 protestues për të shfaqur pa kënaqësitë e tyre përshtesën prej 0.5%
/Telegrafi/