Berlini ka miratuar pagën e re minimale për punëtorët. Një rritje në dy faza parashikohet me hapin e parë nga 9.82 euro në 10.45 euro më 1 korrik dhe një të dytë nga 10.45 euro në 12 euro duke filluar nga 1 tetori 2022.
Ky vendim rrezikon të jetë një bumerang për vendet e Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë përshtatur legjislacionin e tyre për pagat minimale me standardet evropiane me rritjen e inflacionit që rrezikon të vazhdojë, duke e bërë ekonominë edhe më pak konkurruese.
Bundestagu miratoi rritjen e pagës minimale në 12 euro në orë, duke përmbushur një premtim kyç të fushatës zgjedhore të kancelarit Olaf Scholz përpara zgjedhjeve të vitit të kaluar. Rritja përfundimtare prej gati 15 për qind do të hyjë në fuqi në dy faza: pragu aktual, ai i vendosur në 9.82 euro në orë, u prezantua në vitin 2015 me insistimin e socialdemokratëve të qendrës së majtë të Scholz, të cilët në atë kohë ishin partnerë të vegjël të qeverisë së kancelares konservatore Angela Merkel.
Shtytja për një rishikim, pas pesë vitesh, justifikohet me nevojën për një përshtatje me fuqinë blerëse gjithnjë në rënie të euros. Sipas Berlinit, ndër të tjera, rreth 6.2 milionë njerëz në Gjermani aktualisht punojnë për më pak se 12 euro në orë.
Por jo vetëm kaq, përveç rritjes së vendosur më 3 qershor nga Bundestag, deputetët kanë vendosur edhe krijimin e një komisioni të ri që do të vazhdojë të zbatojë rishikimet me kalimin e kohës. Ekspertët thonë se vendimi i Parlamentit gjerman do të çojë në një përmirësim të pagave për pothuajse 6.2 milionë punonjës nga një popullsi aktive prej 45.2 milionë banorësh.
Konfederata gjermane e Sindikatave thekson se rritja e pagës minimale do të rrisë fuqinë e përgjithshme blerëse me 4.8 miliardë euro, duke rritur gjithashtu eksportet në vend, por dhe kostot e prodhimit mund të rriten.
Sipas një sondazhi të Organizatës së Punëdhënësve Gjermanë, në fakt, rritja e pagës minimale mund të rrisë kostot e bizneseve dhe në këtë mënyrë të rrisë çmimet, me një përshpejtim të mëtejshëm të inflacionit. 89 për qind e 800 menaxherëve të kompanive të intervistuar në Gjermani janë të këtij mendimi. Pasojat do të preknin edhe pjesën tjetër të Evropës. Deri në maj, norma e inflacionit ishte rritur tashmë në 7.9 për qind, niveli më i lartë në gati 50 vjet. Nëse do të këtë një rritje të mëtejshme, Banka Qendrore Evropiane mund të detyrohet të nisë një shtrëngim drastik monetar dhe pasojat në ekonomitë e tjera evropiane mund të jenë të rënda. Për të kapërcyer këto pabarazi, Europa ka miratoi projekt-marrëveshjen për pagën minimale evropiane.
Në Gjermani, 76 nga 100 gjermanë të moshës 15 deri në 64 vjeç kanë një punë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Të hyra mbi 500 milionë euro, Dogana shënon rekord të ri
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Murati: 300 milionë euro është vlera e marrëveshjeve ndërkombëtare që po presin ratifikimin në Kuvend
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën