LAJMI I FUNDIT:

Punëtorët e trafikut urban në Fushë Kosovë protestojnë kundër taksive ilegalë

Punëtorët e trafikut urban në Fushë Kosovë protestojnë kundër taksive ilegalë

Kompania “Fushë Kosova sh.p.k” që merret me transportin publik te udhëtarëve në linjën Prishtinë – Fushë Kosovë kanë protestuar para Komunës së Fushë Kosovës, për të kërkuar ndaljen e taksistëve ilegalë.

Ata kanë argumentuar para mediave se aktualisht janë më se 700 taksistë ilegal qe po punojnë kundërligjshëm në linjën Fushë Kosove – Prishtinë.


“Operimi i këtyre operatorëve ilegal tash e nenë vite po e dëmtojnë kompaninë Fushë Kosova. Kjo kompani është private dhe tash e nëntë vite ka vështirësi në operim në bërjen e investimeve të nevojshme për të siguruar një transport për banoret e Fushë Kosovës”, thuhet në komunikatën për media.

Kjo kompani ndaljen e taksistëve e ka kërkuar nga komuna e Fushë Kosovës edhe në tri protestat që janë mbajtur në të kaluarën, por sipas tyre veprimet e Komunës dhe Policisë kanë qenë te pamjaftueshme për të ndalur operimin e taksistëve ilegale.

Nazmi Krasniqi, drejtor i kompanisë ka kërkuar nga Komuna e Fushë Kosovës që të respektojë ligjin dhe rregulloren me rastin e lëshimit të lejeve për taksi dhe të ndalojnë operatoret ilegal. Gjithashtu është kërkuar qe të gjithë taksitë të pajisur me leje të ju caktohet vendi dhe të jenë të pajisur me taksimetër.

“Ne jemi të pajisur me arka fiskale dhe jemi të rregullt në pagesën e të gjitha tatimeve. I kemi 26 punëtorë. Të gjitha investimet i kemi bëre me mjete vetanake, ndërsa sot po përballemi me një konkurrencë të padrejtë nga taksistët ilegal të cilët shkaktojnë kompanisë sonë një dëm mujorë prej më se 30 mijë euro”, ka thënë Krasniqi. /Telegrafi/