LAJMI I FUNDIT:

Punëtorët e ‘Ryanair’ hyjnë në grevë në katër vende evropiane

Punëtorët e ‘Ryanair’ hyjnë në grevë në katër vende evropiane

Punëtorët e aviokompanisë irlandeze “Ryanair” kanë vendosur të hyjnë në grevë në katër vende evropiane, pasi që nuk janë plotësuar kërkesat e tyre.

Sindikata ka njoftuar se vendimi për grevë është marrë për shkak të neglizhencës së kompanisë ndaj kërkesave të punëtorëve dhe mosmarrjen e hapave konkretë për të mënjanuar dallimet e pagave ndërmjet punëtorëve, përcjell Telegrafi.


Për shkak të grevës dyditore në Spanjë, Portugali, Belgjikë dhe Itali janë anuluar rreth 600 fluturime në Evropë, ku vetëm 400 janë anuluar në Spanjë.

“Ryanair” konsideron se pasojat e grevës vetëm fluturimet nga Spanja do t’i ndiejnë të paktën 75 mijë udhëtarë.

Kompania ajrore e cila bashkëpunon me 86 aeroporte në 37 vende, vitin e kaluar ka transportuar 130 milionë pasagjerë. /Telegrafi/