LAJMI I FUNDIT:

Punëtoret e Postës pa paga

Punëtoret e Postës pa paga

Punëtoret e Postës së Kosovës ende nuk i kanë marrë pagat për muajin mars, pasi që kompania ndodhet në krize financiare. Burime të gazetës “Zëri” brenda Postës së Kosovës bëjnë të ditur se vonesa e pagave ka revoltuar tej mase një pjesë të punëtoreve të kësaj kompanie.

“Kryeshefi ndodhet jashtë Kosovës, e ne ende si kemi marrë pagat e muajit mars. Unë jam kredi dhe dje me ka marrë në telefon banka për vonese të kredisë”, tha një punëtor i Postës së Kosovës në kushte anonimiteti.

Situata në këtë kompani Publike është duke u përkeqësuar nga disa në ditë për shkak të numri të madhe të punëtoreve që janë punësuar në këtë kompani publike e cila drejtohet nga Sejdi Hoxha. /Zëri/Telegrafi/