Sindikata e KEK-ut ka dhënë detaje lidhur me anulimin e protestës së sotme, duke thënë se janë pajtuar me menaxhmentin dhe bordin e kësaj ndërmarrje se gjatë muajve nëntor dhe dhjetor, do të jenë në negociata për ngritjen e pagës, në të kundërtën kanë paralajmëruar vazhdimin e veprimeve sindikale.
Kryetari i Sindikatës së Korporatës Energjetike të Kosovës, Nexhat Llumnica, në një intervistë për KosovaPress, ka konfirmuar se protesta është shtyrë, pasi që kanë marrë zotim se kërkesat e tyre do të plotësohen gjatë muajve në vazhdim.
Llumnica tha se kërkesa kryesore e tyre është ngritja e pagave të punëtorëve të KEK-ut, dhe nëse deri në dhjetor nuk plotësohet kjo kërkesë, ai tha se do të vazhdojnë me protesta.
“Kërkesat e tona, d.m.th të Sindikatës janë të shumta, mirëpo kërkesa ndër to ka qenë rritja e pagave. Dje kemi biseduar me kryesuesin e bordit dhe menaxhmentin e KEK-ut, ku ata janë zotuar që gjatë muajit nëntor dhe dhjetor do të jemi në dialog në vazhdimësi dhe do të negociojmë për ngritjen e pagave dhe kërkesat tjera, me qëllim që të evitojmë këto protesta…
I kemi hapur rrugë dialogut, ata u zotuan që të angazhohen për realizimin e drejtë të kërkesave të punëtoreve dhe ne e bëmë një marrëveshje që të shtyjmë protestën, në rast se nuk ka rrije të pagave, në rast se nuk ka realizim të kërkesave, ne do të vazhdojmë përsëri me aktivitete tona. Mirëpo kësaj radhe kemi besim të fuqishëm për arsyeje se ishte edhe kryesuesi bordit dhe menaxhmenti, kështu që është një zotim që na la shpresë”, tha Llumnica.
Kryetari i Sindikatës së KEK-ut, Llumnica shtoi se sindikata është e gatshme për dialog dhe për të shtjelluar çështjet financiare.
“Ne kemi me prit deri diku, ku fundi i dhjetorit në rast se nuk ka nuk ka ngritje të pagave, ne do të jemi prapë në protestë që nuk i konvenon askujt kjo, mirëpo besoj se kemi gjetur mirëkuptimin me menaxhmentin dhe bordin e KEK-ut…
Ne nuk kemi pas kusht për ngritjen të pagave. Ne kemi pasur dëshirë të negociojmë për çështjen e pagave t’i shohim mundësit financiare bashkërisht dhe jo të i qesim prag dhe mos të i japim mundësi negocimi… Ata na lutën që të negociojmë në vazhdimësi deri në fund të dhjetorit të bëjmë aprovimin e skemës organizative, pastaj të ndodhin gjëra tjera dhe jemi dakord t’i presim deri atëherë, në rast se atëherë nuk ka, ne do të vazhdojmë më aktivitete sindikale”, shtoi Llumnica.
Përveç ngritjes së pagës, punëtorët e KEK-ut, po kërkojnë edhe pagesën e fundjavave për punëtorët dhe kushte më të mira për punë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAuto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90
Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s
KEK-ut i shtohen edhe 149 punëtorë të rinj
Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes
Bajrami - Muratit për shtesat: Tregoi Albinit se ai s'po merr vesh në ekonomi fare
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E kam lut me u ndal”, pronari i hotelit ku kishte ndodhur vrasja në Dragodan rrëfen për ngjarjen
Nuk ka qetësi te Belgjika, radha e De Bruynes të kapet me trajnerin Tedesco
Rritet numri i gropave në fushat e Turqisë, po i afrohen zonave të banuara
"Nëse nuk mund të flasim, pse të jetojmë" – rrëfimi i grave afgane që po ballafaqohen me sfidat pas ligjit të ri të talebanëve
Komisioni i Ligës Premier merr vendimin përfundimtar për kartonin e kuq të Rice ndaj Brighton
Florent Muslija merr përgjegjësinë për skandalin e fundit