LAJMI I FUNDIT:

Punëtorët e “IMN Kosova” protestojnë para Qeverisë, kërkojnë 20% e privatizimit

Punëtorët e “IMN Kosova” protestojnë para Qeverisë, kërkojnë 20% e privatizimit

Punëtorët e ndërmarrjes “IMN Kosova” kanë protestuar para ndërtesës së Qeverisë për mospagesën e 20% pas privatizimit.

Në vend të Kryeministrit Avdullah Hoti punëtoret e “IMN Kosova”, i priti Ahmet Isufi.


Për kërkesën e tyre për të marr 20%, Isufi ju tha që duhet të presin kthimin e kryeministrit nga izolimi.

Të paktën kështu e interpretoj Emin Neziri përfaqësues i protestuesve.

Ai tha se për të marr 20%, duhet nënshkrimi i Qeverisë për shpronësim.

“U takuam me Ahmet Isufi ata na premtuan që brenda një javë kanë me përfunduar. 120 punëtorë janë tu prit. Për shkak të shpronësimit nuk po i japin 20%”.

“Një nënshkrim i Qeveris duhet për shpronësim”.

E kjo i revoltoj protestuesit. Ata nuk u pajtuan që në takim i priti Ahmet Isufi ndërsa thanë se nuk presin ndonjë ndihmë.

Ismet Hasani, pjesëmarrës në protestë tha se qeveritarët po mundohen të përfitojnë në krah të tyre./Ekonominaonline/.