LAJMI I FUNDIT:

I punësuari në DSK e pranon se është keqpërdorur arka në policinë sekrete

I punësuari në DSK e pranon se është keqpërdorur arka në policinë sekrete

Në Gjykatën Penale në Shkup sot ka filluar gjykimi kundër katër të punësuarve në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), për keqpërdorim të kasafortës.

Prokurorja Ivana Trajçeva në fjalën hyrëse tha se të akuzuarit i kanë shkatërruar evidencat për paratë e harxhuara, gjegjësisht librat kryesore, pa miratim nga drejtori, pa formim të komisionit dhe pa transkriptë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


I akuzuari Petre Peshovski, si ish i punësuari operativ kryesor në DSK, pas fjalës hyrëse të Trajçevës tha: “Jam fajtor. Ashtu jam udhëzuar”.

Ndërsa i akuzuari Toni Jakimovski, tha se nuk ndjehet i akuzuar.

Kurse të akuzuarit Stevo Maxhovski dhe Kristina Josifovska, thanë se e kuptojnë aktakuzën, por nuk ndjehen fajtorë.

Ata akuzohen nga Prokuroria për keqpërdorim të mbi 820 mijë eurove.

Gjatë periudhës prej vitit 2007 deri 2017, në 172 raste për nevojat e arkës së DSK-së, nga departamenti i financave pranë MPB-së, kanë marrë mjete për të cilat kanë poseduar kërkesa.

Pa pasur miratim të posaçëm nga drejtori i DSK-së, pa u formuar komisioni për shkatërrimin e dokumenteve, kanë shkatërruar evidencat për mjetet e harxhuara me dokumentet për pagesa./Telegrafi/